E Martë, 10.22.2019, 08:57am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA NATALIE IMBRUGLIA (Natalie Imbrulja, 1975)
E Premte, 12.03.2010, 09:03pm
 

Voal-online 3 dhjetor-Këngë të gëzuara është shumë vështirë të shkruash. A mund të më përmendni ju ndonjë këngë optimiste?

Jam krejt e pazonja të gënjej. Por, megjithatë, do të më pëlqente të gënjeja.

Më pëlqen ideja e plakjes së hirshme dhe plot me rrudha... si Audrey Hepburn.

Do të kisha qenë e lumtur nëse do të kisha pritur deri aty nga mosha 35 vjeçare e pastaj të martohesha, por ti nuk zgjedh dot se kur do të ndodhin gjërat, dhe kur ndodhin, atëherë nuk ke asnjë dyshim në mendjen tënde.

Jam një prefeksioniste.

Jam kameleone. Nuk mërzitëm kurrë.

Unë kam bërë plot festa, sepse nuk doja të shkoja në shtëpi dhe nuk dija çfarë të bëja tjetër.

Është mirë ta vësh veten në lëkurën e dikujt. Nuk ka gjë më të saktë.

Është shumë më e lehtë të shkruash kur je e trishtë. Por ti nuk mund të përfundosh e izoluar dhe e dëshpëruar ngaqë të duhet ta vësh veten në atë situatë nga e cila do të kishe ankth.

Ti mund të jesh ose shumë e trashë ose shumë e hollë. Nuk mund të jesh as kështu, as ashtu.

Ti i përket kujtimit tënd të fundit më të mirë. Dhe prej atij kujtimi nuk mund të shkëputesh.

 


AFORIZMA NGA EUGENE IONESCO (Eugjen Jonesko, 1912-1994)
E Premte, 11.26.2010, 05:27pm

Voal-online 26 nëntor-Një njeri me shpirt nuk është si çdo njeri tjetër.

Një hundë që mund të shohë vlen sa dy hundë që nuhatin.

Një vepër arti është mbi të gjitha një aventurë e mendjes.

Një shërbyes civil nuk bën shakara.

Bukuria është një gjurmë e çmuar të cilën përjetësia e shkakton për t'u shfaqur tek ne dhe pasaj na e merr atë prapë. Ajo është një manifestim i përjetësisë dhe gjithashtu i vdekjes.

Gjithçka që ka qenë do të jetë, gjithçka që do të jetë është, gjithka që do të jetë ka qenë.

Shpjegimi na ndan ne nga hutimi, i cili është i vetmi shteg drejt së pakuptueshmes.

Unë kam dyshuar gjithmonë tek të vërtetat kolektive.

Ideologjitë na ndajnë ne. Ëndrrat dhe hallet na bashkojnë.

Nuk ka përgjigje brilante, ka vetëm pyetje brilante.

AFORIZMA TË ALIJA IZETBEGOVIC (Alija Izetbegoviç, 1925-2003)
E Mërkurë, 11.17.2010, 11:08am
 

Gjithsesi kjo është një betejë e vështirë politike, e cila do të vazhdojë për shumë vite dhe në të cilën populli ynë nuk dëshiron të vdesë më. Unë nuk jam i sigurtë sa do të jemi të zotët të fitojmë, por jam i sigurtë se nuk do të humbasim asgjë nga këto që i kemi tani.


Sa për sovranitetin e Bosnje-Hercegovinës kuptohet se ne u pajtuam që të kemi sovranitet të kufizuar për një kohë të kufizuar. Kjo del e qartë nga Marrëveshja e Dejtonit.


Bosnja është një vend i ndërlikuar: tri fe, tri kombe dhe ata "të tjerët". Nacionalizmi është i fortë në të tri kombet; në dy prej tyre ka shumë racizëm, shovinizëm, separatizëm; dhe tani supozohet që ne ta krjojmë një shtet nga kjo.

Unë besoj se populli, në vend të rrenave të hijshme, duhet t'ia tregojmë të vërtetën, pavarësisht sa e shëmtuar të jetë ajo. E çfarë mund të bëjmë, fati nuk ka qenë i mirë me ne; por, me ndihmën e Zotit, ne do të kemi sukses.


Në këto negociata ne nuk jemi një objekt jondihmues, ndonëse të gjitha fuqitë botërore janë përfshirë. Ne luajmë një rol aktiv dhe përpiqemi të ndikojmë në fatin tonë; ne i kemi letrat tona fituese dhe i përdorim ato.

Bashkësia ndërkombëtare po i çon gjërat përpara në Bosnje... por është duke e bërë këtë në kurriz të popullit myliman. Unë e përjetoj këtë si një padrejtësi, janë gjëra me të cilat unë nuk mund të pajtohem.

AFORIZMA NGA SALMA HAYEK (Salma Hajek, 1966)
E Enjte, 11.11.2010, 10:02am
 

 

Voal-online 11 nëntor-Këtë ua them me zë të lartë të gjitha grave të botës: edhe nëse ju jeni 71 vjeçe, mos i jepni rëndësi nëse ai ju dashuron vërtetë. Është gjithmonë mirë të flirtosh me atë. Është një sport i hatashëm.

Sa për mua, mund të them se edhe mua më pëlqen të punoj. Por të mos punoj më pëlqen më shumë. Skenari i përkryer është kur ju punoni dhe arrini një rezultat, pastaj pushoni nja katër, pesë apo gjashtë muaj. Por duke e ditur se do të rifilloni të punoni prapë.

Mënyra si i përshkruaj personazhet e mia është krejt e ndryshme nga mënyra si e përshkruaj veten time.

Unë synoj për një jetë plot me filma.

Pas ca kohësh do të luaj një film të quajtur Breaking Up, dhe roli im nuk është shkruar për një latine, dhe personazhi im nuk është veçanërisht bukuroshe ose tunduese, ose ekzotike.

Unë ndjehem keq për të gjitha ato gra të cilat vdiqën pa ndjerë kurrë se bënë diçka të jashtëzakonshme me jetët e tyre.

Unë kam një theks meksikan, por kjo nuk do të thotë se jam një latine e kulluar.

Nuk i shikoj femrat si konkurueset apo si të paragjykuarat e mia. Femrat me të vërtetë më frymëzojnë. E ndjej veten të lidhur me të gjitha llojet e femrave. Ndjehem e zemëruar, sepse e ndjej se jemi keqtrajtuar gjatë historisë në vende të ndryshme, përfshirë Amerikën. Unë i admiroj femrat.

Kam një fermë dhe e adhuroj. Nuk kam në të vërtetë çfarë të bëj, por edhe të rrish e t'i shikosh zogjtë e pulave, është mrekulli.

E kam një shtëpi të vogël që ia kalon çdo gjëje, përveç artit, të cilin unë e dashuroj.

Unë jam në kërkim të një burri që është më i zoti se unë.

 

E di se e vetmja arsye pse nuk i kam marrë shumë role të rëndëshme është se jam latine - dhe ata ma thonë këtë sy më sy shpesh herë.

Unë e bind veten se po të besoj në diçka dhe po ta ngul aty mendjen, do ta realizoj patjetër.

Besoj se është mrekulli kur gratë përpiqen të duken sa më tunduese për burrat e tyre.

Mendoj se nuk është një femër fatale ajo që nuk përpiqet t'i manipulojë burrat ose të jetë si një vejushë e zezë. Ajo femër e do atë burrë. Ajo femër e do atë burrë pa masë. Ajo femër e do atë burrë aq shumë sa dëshiron të jetë me të.

AFORIZMA NGA VACLAV HAVEL (Vasllav Havel, 1936)
E Premte, 11.05.2010, 01:41pm
 

Voal-online 5 nëntor-Kushdo që e merr veten tepër seriozisht, gjithmonë rrezikon të duket qesharak.

Sapo njeriu fillon ta konsideorjë veten burimin e kuptimit më të lartë të botës dhe njësi matëse të gjithçkaje, bota fillon të humbë dimensionin e saj dhe njeriu fillon ta humbë kontrollin e saj.

Drama i përmbahet një rregulle. Nëse është mundur rregulla shkelet vetëm në mënyrë befasuese.

Edhe një akt i mirëfilltë moral i cili nuk ka shpresë për ndonjë ndikim të menjëhershëm dhe do të dukshëm politik, me kalimin e kohës mund të marrë domethënie politike.

Shpresa është një ndjesi se jeta dhe puna kanë kuptim. Ti e ke atë ose nuk e ke, varësisht nga gjendja e botës që të rrethon.

Shpresa është një gjendje e mendjes, jo e botës. Shpresa, në këtë kuptim të thellë dhe të fuqishëm, nuk është e njëjtë si gëzimi se gjërat po shkojnë mirë, apo si dëshira për të investuar në sipërmarrje që sigurisht do të kenë sukses, por më shumë si një aftësi për të bërë diçka ngaqë është e mirë.

Shprsa përfundimisht nuk është e njëjta gjë si optimizmi. Ajo është bindja se diçka do të marrë për mirë, por gjithsesi diçka që ka kuptim, varësisht nga mënyra si merr drejtim.

Unë vërtet i përkas një sistemi ku fjalët janë në gjendje ta tundin krejt strukturën e një qeverie, ku fjalët mund të tregohen më të fuqishme se dhjetë divizione ushtarake.

Unë mendoj se teatri gjithmonë duhet të jetë diçka e dyshimtë.

Nëse duam ta ndryshojmë botëkuptimin tonë, pamjet nuk do të ndryshojnë. Artisti ka një punë shumë të rëndësishme për të bërë. Ai nuk është një figurë e vogël periferike për t'i dëfryer të pasurit, ai është vërtetë i domosdoshëm.

A nuk është momenti i dyshimeve më të thella ai që iu jep jetë qartësive të reja? Ndoshta pashpresa është trualli i vërtetë që ushqen shpresën njerëzore; ndoshta njeriu nuk mund ta gjeë kurrë drejtimin në jetë pa e përjetuar së pari absurditetin e saj.

Ashtu si rritja konstante e entropisë (transferimi i informacionit në një mesazh të caktuar, shënim përkthimi) është ligji bazë i universit, ashtu edhe ligji batë i jetës duhet të jetë sa më përkryer i strukturuar dhe të luftojë kundër entropisë.

Gënjeshtra nuk mund të na shpëtojë nga një tjetër gënjeshtër.

Njeriu modern duhet ta zbresë spiralen e absurditetit të tij deri në pikën më të ulët; vetëm atëherë mund të shohë përtej saj. Natyrisht është e pamundur t'i biesh rrotull, kapërce mbi të ose thjesht shmange atë.


Askush nga ne nuk i nhej të gjitha potencialet që flenë në shpirtin e popullit apo të gjitha mënyrat se si populli mund të na surprizojüe ne kur është ndërveprimi i duhur i ngjarjeve.

Orvatja për t'ia kushtuar veten vetëm letërsisë është gjëja më mashtruese, dhe shpesh, në mënyrë paradoksale, është letërsias ajo që vuan nga kjo orvatje.


 

AFORIZMA NGA HEINRICH HEINE (Hajnrih Hajne, 1797-1856)
E Enjte, 10.28.2010, 06:23pm
 

Voal-online 28 tetor-Mos më pyet çfarë kam, por çfarë jam.

Ateizmi është fjala e fundit e fetarizmit.

Çdo njeri, qoftë nga frika a për ngushëllim, ka një ndjesi religjioni.

Eksperienca është një shkollë e mirë, por kushton tepër shtrenjtë.

Unë nuk mund të them se një grua nuk ka karakter, por mund të them se ka një karakter të ri çdo ditë.

Mjerimi njerëzor është aq i madh sa njerëzit të jetojnë pa fenë.

Nëse romakët do të kishin qenë të detyruar të mësonin latinisht, ata kurrë nuk do të kishin gjetur kohë për ta pushtuar botën.

Në religjionet e hershme shpirti i kohës shprehej nëpërmjet individit dhe konfirmohej prej mrekullive. Në religjionet moderne shpirti shpreher nëpërmjet shumë individëve dhe i konfirmuar prej arsyes.

Është një dukuri e rëndomtë që pikërisht vajzat më të bukura e kanë kaq të vështirë të gjejnë burrë.

Si një poetet e madhe, Natyra e di si t'i prodhojë efektet më të mëdha me mjetet më të kufizuara.

Martesa; një det i gjerë për të cilin nuk është shpikur ende ndonjë kompas.

Muzika që luhet në dasma gjithmonë ma kujton mua muzikën që luhet nga ushtarakët para se të shkojnë në betejë.

AFORIZMA NGA VICTOR HUGO (Viktor Hygo, 1802-1885)
E Djelë, 10.17.2010, 02:30pm
 

Voal-online 17 tetor-Një lëvdatë është diçka si një puthje nëpërmjet një tyli.

Fajdexhiu është më i keq se pronari i skllevërve; sepse pronari i skllevërve ka pronë vetëm njeriun, por një fajdexhi ka pronë dinjitetin e tij dhe mund ta komandojë dinjitetin e tij.

Besimi fetar është nevojë për njeriun. Mjerë ai që nuk beson në asgjë.

Një artist i madh është një burrë i madh në një fëmijë të madh.

Biblioteka është akt besimtarie.

Njeriu nuk është i zvetënuar për shkak se është i përpirë nga mendimet. Ka laboratorë të dukshëm dhe laboratorë të padukshëm.

Krahët e nënës janë krahë të dlirësisë dhe fëmijët flenë shëndetshëm aty.

Një luftë midis evropianëve është një luftë civile.

Halli krijon njerëz dhe begatia krijon përbindësha.

Të gjitha forcat në botë nuk janë kaq të plotpushtetshme sa një ide së cilës i ka ardhur koha.

Pothuaj të gjitha dëshirat tona, kur analizohen mirë, përmbajnë diçka tejet të turpshme.

Falja është e mirë për ata që e japin dhe për ata që e marrin. Ajo ka vetinë e mirë të dhënies së mëshirës për të dyja palët.

Një ferr inteligjent do të ishte më i mirë se një parajsë e marrë.

Një pushtimi ushtarak mund t'i rezistohet, por idesë së cilës i ka ardhur koha.

Arkitektura përmban idetë e mëdha të racës njerëzore. Jo vetëm çdo simbol religjioz, por çdo mendim njerëzor ka faqen e tij në këtë libër.

AFORIZMA TË GEORG WILHELM FRIEDRICH HEGEL (Georg Vilhelm Fridrih Hegel, 1770-1831)
E Shtunë, 10.02.2010, 03:26pm
 

 

Voal-online 2 tetor-Historia botërore është një trup gjykues.

Nën trysninë e ngjarjeve të mëdha, një parim i përgjithshëm nuk hyn në punë.

Ideja është gjithmonë përgjithësim (abstragim), dhe përgjithësimi është pronë e të menduarit. Të përgjithësosh do të thotë të mendosh.

Kafshët janë në zotërim të vetes; shpirti i tyre është në zotërim të trupit të tyre. Por ato nuk kanë të drejta ndaj jetës së tyre, sepse nuk e duan atë.

Edukimi është arti i të bërit të njeriut etik.

Tragjedi të mirëfillta në botë nuk janë konfliktet midis së drejtës dhe së gabuarës. Janë konfliktet midis dy të drejtave.

Qeveritë nuk kanë mësuar kurrë ndonjë gjë nga historia, dhe nuk kanë vepruar ndonjëherë në bazë të parimeve të nxjerra prej saj.

Unë nuk jam i shëmtuar, por bukuria ime është një krijim i tërë.

Është më e lehtë të zbulosh një mangësi tek individët, tek shtetet dhe tek Perëndia, se të shikosh vlerat dhe rëndësinë e tyre reale.

Mbaje mend mir ti njeri krenar i veprimit! - ti je, para së gjithash, asgjë tjetër veçse një instrument i pavetëdijshëm i njerëzve të mendimit.

AFORIZMA NGA AUDREY HEPBURN (Odrei Hepbërn, 1929-1993)
E Djelë, 09.19.2010, 10:52am
 

Voal-online 19shtator-Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Unë vendosa shumë hetë që ta jetoj jetën në mënyrë të pakushtëtuar; unë nuk ka pritur kurrë që ajo të bëjë ndonjë gjë speciale për mua, megjithatë prapë kam arritur shumë më tepër se kisha shpresuar ndonjëherë. Më të shumtën e kohës ato erdhën pa i pasur kërkuar unë.

Nuk dua të jem vetëm, dua të më lënë vetëm.

Më pëlqejnë ata që më bëjnë të qeshin. Ndershmërisht mendoj se gjëja që pëlqej më shumë është që të qesh. Ajo i shëron një numër të madh sëmundjesh. Duket se është gjëja më e rëndësishme për njeriun.

Unë kurrë nuk e mendoj veten time ikonë. Ajo që është në mendjen e të tjerëve nuk është në mendjen time. Unë thjesht bëj punën time.

Nuk kisha menduar kurrë se do të bëja filma me një fytyrë si imja.

AFORIZMA TË ALFRED HITCHCOCK (Alfred Hiçkok, 1899-1980)
E Martë, 09.14.2010, 11:04am
 

Voal-online 14shtator-Shumë filma janë për jetën, filmat e mi janë si një thelë keku.

Aktorët janë bagëti.

Gjithmonë bëje publikun të vuajë sa më shumë që të jetë e mundur.

Bjondet janë viktimat më të bukura. Ato ngjasojnë me borën e bardhë që përgjaket.

Dialogu duhet thjesht të jetë një tingull mes tingujsh, si diçka që del nga goja e njerëzve sytë e të cilëve e tregojnë ngjarjen në mënyrë vizuale.

Disney ka trupën më të mirë. Kur nuk i pëlqen një aktor, e gris.

Jepju atyre kënaqësi - të njëjtën kënaqësi që kanë kur zgjohen prej një makthi.

Ja lista e adrenalinës sime: 1: fëmijë të vegjël, 2: policë, 3: lartësi, 4: se filmi im i ardhshëm nuk do të jetë i mirë sa ky.

Unë jam regjisor për ta kënaqur publikun me tronditje të mrekullueshme.

Nuk kam thënë kurrë se të gjithë aktorët janë bagëti, unë kam thënë vetëm se të gjithë aktorët duhet trajtuar si bagëti.

Unë jam plot frikë dhe bëj të pamundurën për t'i shmangur vështirësitë dhe çdo lloj ndërlikimi. Mua më pëlqen që gjithçka rrotull meje të jetë e pastër si kristali dhe të jetë tërësisht qetësi.

Unë nuk jam kundër policëve; vetëm ua kam frikën.

Në filmat artistikë regjisori është Zot, në filmat dokumentarë Zoti është regjisori.

Fati është gjithçka...Fati im i mirë në jetë ishte që të bëhesha një njeri vërtet i trembur. Kam fat që jam burracak, që kam pa masë frikë, sepse një hero nuk do të bënte dot filma me ankth.

  » AFORIZMA TË THEOPHILE GAUTIER (Teofil Gotjé, 1811-1976)
  » AFORIZMA TË NËNË TEREZËS (26 gusht 1910 - 5 shtator 1997)
  » AFORIZMA TË GALILEO GALILEIT (1564- 1642)
  » AFORIZMA NGA CLARK GABLE (Klark Gejbëll, 1901-1960)
  » AFORIZMA NGA VINCENT VAN GOGH (Vinsent Van Gog, 1853-1890)
  » AFORIZMA NGA LADY GAGA (Lindur më 28 mars 1986)<
  » AFORIZMA NGA RICHARD GERE (Riçard Gir, lindur më 1949)
  » AFORIZMA NGA GRAHAM GREENE (Graham Grin, 1904-1991)
  » AFORIZMA NGA AVA GARDNER (1922-1990)
  » AFORIZMA NGA JOHANN WOLFGANG GOETHE (JOHAN VOFLGANG GËTE, 1749-1832)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]