E Enjte, 03.28.2024, 09:58am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
AFORIZMA NGA CHARLES DE GAULLE (SHARL DE GOL, 1890-18970)
E Premte, 05.21.2010, 11:18am
 

 

Voal-online 21 maj-Një vend i madh e me peshë nuk ka miq.

Një lider i vërtetë gjithmonë mban një element befasie në mëngën e tij, të cilin të tjerët nuk mund ta kuptojnë, por i cili e entusiazmon publikun dhe e mban me gojë hapur.

Autoriteti nuk ka rezultat pa prestigj, prestigji nuk ka rezultat pa distancë.

Kina është një vend i madh i banuar nga shumë kinezë.

Kisha është i vetmi vdn ku të tjerët më flasin dhe unë nuk duhet të jap përgjigje.

Këshillat janë punë e shumë njerëzve. Veprimi është punë e vetëm një njeriu.

Diplomatët janë të dobishëm vetëm në motë të mirë. Sa fillon të bjerë shi, ata i dredhojnë çdo pike.

Mos më pyet kush ka ndikuar tek unë. Luani përbëhet nga qengjat që ka ngrënë, dhe unë kam lexuar gjithë jetën time.

Përballur me krizën, burri me karakter mbështetet tek vetja. Ai ua detyron të tjerëve mënyrën e tij të veprimit, merr përgjegjësinë për këtë, dhe bën të vetën.

Lavdia iu ulet në prehër vetëm atyre që e kanë ëndërruar gjithmonë atë.

Franca nuk mund të jetë Francë pa madhështinë.

Franca e ka humbur betejën, por jo luftën.

Madhështia është një rrugë që të çon drejt së panjohurës.

Si mund ta qeverisë kush një vend që ka dyqind e dyzet e pesë lloje djathi?

Unë jam me rritur me edukatën që ta respektoj gjithmonë autoritetin dhe ata që janë në detyrë.

Unë i kisha kundër meje borgjezët, ushtarakët e dipomatët, dhe me mua ishte vetëm popullir që merrte Metronë.

Mendoj se politika është një gjë tepër serioze për t'ua lënë në dorë politikanëve.

Unë i dëgjova pikëpamjet tuaja. Ato nuk përputhen me të miat. Vendimi është marrë njëzëri.

Jam përpjekur ta nxjerr Francën nga balta. Por ajo do të kthehet te gabimet e saj dhe të vjellat e saj. Unë nuk mund t'i ndaloj francezët të jenë francezë.

E kisha shumë të vështirë ta shpëtoja Francën më 1946 - atëherë unë nuk kisha televizion.

AFORIZMA NGA GRETA GARBO (1905-1990)
E Mërkurë, 05.12.2010, 09:49am

Voal-online 12 maj-Të gjithë ata që kanë një fytyrë gjithnjë të qeshur, fshehin një vrazhdësi tejet të frikshme.

Të jesh një yll filmash, dhe ky rregull vlen për të gjihtë, do të thotë të jesh i shikuar nga çdo kënd. Nuk mund të jesh kurrë në paqe, je tashmë një objekt sulmi.

Nuk dua të jem një joshëse budallaqe. Për mua nuk ka asnjë kuptim që të vishem bukur dhe të mos bëj asgjë tjetër veçse t'i josh burrat në filma.

Unë kurrë nuk thashë 'dua të jem vetëm'. Thashë 'dua të më lënë vetëm'. Ky është i gjithë ndryshimi.

Unë tymos pa pushim, një cigare pas tjetrës.

Do të doja të jem mbinatyrshëm e fortë, në mënyrë që të vë drejtësi, në gjithçka që është gabim.

Jam e lodhur dhe nervoze, dhe jam në Amerikë. Këtu njeriu nuk e di se jeton apo nuk jeton.

Ata që ëndërrojnë për Hollivudin vetëm ta dinin sa vështirë është gjithçka.

Nëse je e bekuar, je e bekuar, pavarësisht je e martuar apo jo.

A ka gjë më të mirë se të jesh e dëshiruar për diçka, në një kohë që është krejt e mbërritshme?

Është e hidhur t'i mendosh vitet më të mira të njeriut të veniten në këtë vend të pagdhendur.

Jeta do të ishte e mrekullueshme vetëm po të dinit çfarë të bënit me të.

AFORIZMA NGA MOHANDAS GANDHI - MAHATMA GANDI (1869-1948)
E Martë, 05.04.2010, 12:48pm
 

Voal-online 4 maj 2010-Një "jo" e buruar prej bindjes së thellë është më e mirë se një "po" e buruar për hir të të tjerëve ose, edhe më keq, për të shmangur dëmet.

Një i poshtër është i pazoti ta dëshmojë dashurinë; kjo është privilegj i të zotëve.

Njeriu është frut i mendimeve të tij, çfarë mendon, ashtu shndërrohet.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Kultura e një kombi buron nga zemrat dhe shpirti i njerëzve të saj.

Një politikë është një binjde e përkohëshme e përcaktuar që të ndryshojë, por kur është e m irë, duhet të përkrahet me zell hyjnor.

Një parim është shprehje e përkryerjes, dhe teksa qeniet e papërkryera si në nuk mund ta praktikojnë përkryerjen, ne trashëgojmë çdo moment kufizimet e kompromisit të tij në praktikë.

Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

AFORIZMA NGA ROBERT FROST (1874-1963)
E Shtunë, 04.24.2010, 07:39pm

Voal-online 24 prill-Banka është një vend ku jua zgjatin një çadër në mot të mirë dhe jua marrin atë kur fillon të bjerë shi.

Diplomat është ai burrë që gjithmonë ia kujton gruas ditëlindjen, por asnjëherë nuk ia kujton moshën.

Një trup gjykues përbëhet nga dymbëdhjetë persona të zgjedhur që të vendosin se kush është gjyqtari më i mirë.

Liberali është aq mendjegjerë sa të marrë anën e dikujt që është përfshirë në grindje.

Një nëne i duhen njëzet vjet për të bërë burrë djalin e saj, dhe një gruaje tjetër i duhen vetëm njëzet minuta për ta bërë atë budalla.

Poezia fillon si një nyjë në fyt, si një ndjesi gabimi, si një përmallim, si një rënie në dashuri.

Poezia fillon si dëfrim dhe mbaron si zgjuarsi.

AFORIZMA NGA ANATOL FRANCE (Anatol Frans, 1844-1924)
E Martë, 04.13.2010, 04:50pm
 

Voal-online 13 prill-Të gjitha ndryshimet, edhe ato më të dëshiruarat, kanë melankolinë e tyre; sepse ajo çfarë ne lëmë pas nesh, është një pjesë e jona; ne duhet të vdesim ndaj një jete, përpara se të hyjmë në një jetë tjetër.

Shansi është ndoshta pseudonimi i Zotit, kur ai nuk dëshiron të firmosë.

Ekzistenca do të ishte e patolerueshme, nëse nuk do të ëndërronim kurrë.

Librat e historisë që nuk përmbajnë gënjeshtra, janë tmerrësisht budallenj.

Unë parapëlqej më mirë trallinë e entusiazmit se indiferencën e zgjuarsisë.

E falënderoj fatin që më lindi të varfër. Varfëria më mësoi mua vlerat e vërteta të dhuntive të dobishme për jetën.

AFORIZMA NGA BENJAMIN FRANKLIN (1706-1790)
E Enjte, 04.01.2010, 09:12pm

 

Voal-online 1 prill-Një fshatar midis dy gjyqtarëve është si peshku midis dy maceve.

 

Një ndërgjegje e mirë është një Krishtlindje e pafund.

 

Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash.
 
Një shtëpi nuk është banesë nëse nuk ka ushqim dhe zjarr për mendjen dhe për trupin.
 
Një kokëtrashë i shkolluar është më kokëtrashë se kur është injorant.
 
Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar.

 

Një njeri i mbështjellë në vetveten është një deng shumë i vogël.
 
Një vend për gjithçka, gjithçka në vendin e vet.

 

Një e çarë e vogël mund të fundosë një anije të madhe.
 
 
Admirimi është fëmija e injorancës.

 

I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.
 
Bukuria dhe marrëzia janë miq të vjetër.
 
Duke dështuar së përgatituri, ju po përgatiteni të dështoni.

AFORIZMA NGA ERICH FROMM (Erih From, 23 mars 1900-18 mars 1980)
E Martë, 03.23.2010, 04:45pm

 

Voal-online   23 mars-Teksa ne ngjitim shkallët shoqërore, ligësia vesh një maskë më të trashë.

 

Autoriteti nuk është një cilësi të cilën një person e „ka“, në kuptimin që ka për të prona apo tiparet fizike. Autoriteti ka të bëjë me një lidhje ndërpersonale në të cilën një person e shikon një tjetër nga lart si epror ndaj tij.

 

Si ëndërrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.

 

Britma është një gropë e pafund që e dërmon njeriun në një përpjekje të pafund për të kënaqur nevojën pa e arritur kurrë kënaqësinë.

Nëse një njeri dashuron një njeri tjetër dhe është idniferent ndaj të gjithë të tjerëve, dashuria e tij nuk është dashuri por një lidhje e pashkëputëshme ose një egoizëm i stërmadh.

Nëse unë jam çfarë unë kam dhe nëse humb çfarë unë kam, atëherë kush jam unë?

Dashuria e papjekur thotë: Unë të dua ty sepse kam nevojë për ty. Dashuria e pjekur thotë: Unë kam nevojë për ty, sepse të dua ty.

Në dashuri ndodh paradoksi që dy qenie bëhen një dhe prapë mbeten dy.

 

Aq sa dashuria është një orientim që iu referohet të gjitha objekteve dhe është e papajtueshme me çdo kufizim tek një objekt, ashtu edhe arsyeja është një cilësi njerëzore e cila duhet ta përqafojë të gjithë botën me të cilën njeriu është ballafaquar.


AFORIZMA NGA JANE FONDA (XHEIN FONDA, LINDUR MË 21 DHJETOR 1937)
E Djelë, 03.21.2010, 01:31pm

Voal-online 21 mars-Pjesa më e madhe e situatave dramatike fillon me një gajasje.

 

Burri gëzon çdo stinë, ndërsa gruaja vetëm pranverën.

 

E gjithë çështja e lirisë është që të çohesh, të ristrukturosh jetën tënde dhe të veprosh sipas kokës sate.

 

Mendoj se nuk ka gjë më të rëndësishme se të bësh paqe para se të jetë tepër vonë. Dhe gjithmonë paqja vendoset duke shkuar fëmija tek prindi.

 

Unë nuk dua t’i heq rrudhat – nuk dua të dukem si çdokush tjetër.

AFORIZMA NGA WILLIAM FAULKNER (Uilliam Folkner, 1897-1962)
E Djelë, 03.14.2010, 12:52pm

 

Voal-online 14 mars-Ai që lëviz malin, fillon me gurët e vegjël.

 

Një njeri bujar mund të jetojë me çfarëdo.

 

Ndërgjegja morale e njeriut është mallkimi të cilin ai duhet ta pranojë nga perënditë në mënyrë që ta fitojë të drejtën për të ëndërruar.

 

Një mushkë do të punonte dhjetë vjet rresht plot dëshirë për ju, në mënyrë që ta ketë privilegjin që t'ju shqelmojë dikur.

Shkrimtari duhet ta mësojë se baza e të gjitha gjërave është të kesh drojë.

 Ne të gjithë dështuam në ëndërrën tonë të përkryerjes. Kështu që ishim të detyruar që mbi bazën e dështimit tonë të hatashëm të bënim të pamundurën.

Gjithmonë ëndërro të arrish shumë më tepër se ke mundësi. Mos u shqetëso që të jesh më i mirë se bashkëkohësit apo paraardhësit tuaj. Përpiqu të jesh më i mirë se vetja jote.


Artisti është një krijesë e prirë nga demonët. Ai nuk e di pse ata e zgjodhën atë dhe zakonisht është tepër i zënë për t’u habitur për këtë gjë.

Orët e ndalin kohën…koha është e vdekur sa kohë që akrepat e orës vazhdojnë të vërtiten; vetëm kur orët pushojnë koha zë fill.

AFORIZMA TË JEAN DE LA FONTAINE (Zhan dë La Fonten, 1807-1864)
E Djelë, 03.07.2010, 01:42pm

 

Voal-online 7 mars -Një stomak i uritur nuk mund të dëgjojë.

 

Njeriu shpesh e takon fatin e tij në rrugën që mori për ta shmangur atë.

 

Një pesimist dhe një optimist, sa është i keq njëri, aq është i mirë tjetri.

 

Kushdo që i është besuar pushteti do ta keqpërdorë atë nëse nuk ka shpirtin e dashurisë për të vërtetën dhe virtutin, pavarësisht se ai është një princ apo një cilido nga radhët e popullit.

 

Dije mirë se të gjithë llafazanët jetojnë në kurrë të atyre që i dëgjojnë.

Më mirë një lypsar i gjallë dhe një perandor i vdekur.

Sa të rroni, mos pranoni t’i gjykoni njerëzit nga pamja e jashtme.

 

Veprat më të shkurtëra janë më të mirat.

 

Nga puna që bën njihet punëtori.

Vdekja nuk e gjen kurrë në befasi njeriun e mençur, ai është gjithmonë gati të largohet.

  » AFORIZMA NGA SIGMUND FREUD (ZIGMUND FROJD, 1856-1939)
  » AFORIZMA NGA IBRAHIM RUGOVA (1944-2006)
  » DASHURIA ËSHTË E LIRË, AJO NUK I NËNSHTROHET FATIT
  » Aforizma nga Eminem (Lindur më 17 tetor 1972)
  » Aforizma nga Carmen Electra (Karmen Elektra, lindur më 27 prill 1972)
  » Aforizma të Recep Tayyip Erdogan (Rexhep Tajip Erdogan, lindur më 26 shkurt 1954)
  » Aforizma të Ralph Waldo Emerson (Ralf Ualdo Emerson, 1803-1882)
  » Aforizma të Thomas Stern Eliot (Tomas Shtern Eliot, 1888-1965)
  » Aforizma të Dwight D. Eisenhower (Duajt D. Ajzenhauer, 1890-1969)
  » Aforizma të Eliza Dushkut (Lindur më 30 dhjetor 1980)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]