E Premte, 03.29.2024, 12:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
AFORIZMA
 
Aforizma të Henri Bergsonit
E Mërkurë, 06.10.2009, 01:58pm

Voal-online 10 qershor - Situata është gjithmonë komike nëse ajo merr pjesë njëkohësisht në dy varg ngjarjesh, secila absolutisht e pavarur nga tjetra dhe nëse ajo mund të intrepretohet në dy mënyra krejt të ndryshme.

 

Absolutja mund të arrihet vetëm me anë të intuitës, ndërsa gjithçka tjetër ka të bëjë me analizat.

 

Sepse jeta është prirje, dhe thelbi i një prirjeje është të zhvillohet në formën e një vandaku, duke krijuar, nëpërmjet rritjes së mirëfilltë të tij, drejtime divergjente në mes të cilave është ndarë vrulli i tyre.

 

Gjenia është ajo që detyron inercinë e qenies njerëzore të mësojë.

Homo sapiens, e vetmja krijesë e pajisur me arsye, është gjithashtu e vetmja krijesë që e lidh ekzistencën e tij në gjëra pa arsye.

 

Unë nuk mund ta mohoj përcaktimin se nuk ka gjendje mendore, sado e thjeshtë, që nuk ndryshon në çdo moment.

 

Unë e shikoj plotësisht sesi pamjet e jashtme ndikojnë në pamjen të cilën unë e quaj trupi im: ato e transmetojnë lëvizjen tek ai.

 

Në tërësinë e tij, duket, ai na ndjek ne në çdo çast; gjithë çfarë ne kemi ndjerë, menduar dhe dëshiruar që nga fëmijëria jonë e herëshme, duke u shtrirë tek e ardhmja jonë e cila është gati t’i bashkohet atij, duke trysnuar në portat e ndërgjegjes që priret ta lerë atë jashtë.

 

Bash në të njëjtën mënyrë mijëra pozicionet vijuese të një vrapuesi janë lidhur në një sjellje simbolike, të cilën sytë tanë e kapin, të cilën arti e riprodhon, dhe e cila bëhet për këdo imazhi i njeriut që rend.

 

Aforizma të Halle Berit (Halle Berry)
E Enjte, 06.04.2009, 10:40am

Voal-online 4 qershor - Pas së gjithash, gjithkush ka sekrete dhe janë disa gjëra tuat që askush nuk i di përveç teje, mirë?

 

Duhet bërë edhe filma me qëllime komerciale, sepse këtë e kërkon industria e sotme.

 

Bukuria nuk është vetëm fizike.

 

Nuk e di pse, por unë iu përgjigjem sjellshëm karaktereve të bezdisshëm.

Unë nuk shoh një femër të bardhë. Unë shoh një femër zezake, madje edhe nëse nëna ime është e bardhë. Duke e ditur çfarë ma ka bërë jetën time më të lehtë, mendoj unë.

 

E di se jam vetëm një qenie njerëzore dhe se jam duke dhënë vetëm një ndihmesë të vockël e asgjë më shumë.

E di se nuk do ta gjej kurrë babain tim tek ndonjë burrë tjetër që hyn në jetën time, sepse është një hapësirë në jetën time që mund ta mbushë vetëm ai.

 

Kaloj shumë kohë me një kurorë në kokën time.

 

Mendoj se njeriu i zgjuar sot e kupton se duhet të jesh një pjesë e filmave artistikë të cilët janë bërë vetëm për hir të artit.

ARTUR SHOPENHAUER: Dashuria është një kurth që natyra ua ka krijuar njerëzve për ta shumuar llojin njerëzor
E Martë, 06.02.2009, 09:42am
Ja ç’thonë muzat për dashurinë:

 

Voal-online 2 qershor * Nëse nuk të kujtohet se Dashuria të ka detyruar ndonjëherë të bësh marrira, atëherë nuk ke dashuruar kurrë. (William Shakespeare )

 * Dashuria është poezia e shqisave. (Honoré de Balzac)

* Mendoje se ishte dashuri dhe e kuptove se ishte lavdi.( Lord Byron)

* Dashuria nganjëherë mund të jetë magji. Magjia nganjëherë mund të jetë iluzion. ( Javan )

* Paraja është nevojë, por dashuria është pasuri. (Doug Horton )

* Vetëm duke dashuruar mund të mësojmë të dashurojmë. ( Iris Murduck )

* Të dashurosh do të thotë të admirosh me zemër; të admirosh do të thotë të duash me mendje. (Theophile Gautier )

* Dashuria është lumi i jetës në botë.(Henry Ward Beecher)

* Dashuria është çelësi që hap dyert e lumturisë.( Oliver Wendell Holmes )

* Të duash dikë do të thotë të shikosh një mrekulli që është e pashikueshme nga të tjerët.
(Francois Mauriac )

 * Në dashuri heshtja vlen më shumë se fjalët. (Pascal)

* Të dashurosh do të thotë të jetosh me zemër, që është pjesa jonë më e gjallë dhe më këshilladhënëse. (Lacordaire)

* Dashuria është monedha e prodhuar nga Zoti. (Emilio Giaccone)

Aforizma të Samuel Beketit (Samuel Beckett)
E Enjte, 05.28.2009, 10:33am
Voal-online 28 maj - E gjithë çfarë di është çfarë dinë fjalët, dhe gjërat e vdekura, dhe kjo përbën një shumë të vogël të hijshme, me një fillim, një mes dhe një fund, si në fjalinë e ndërtuar bukur dhe në sonatën e gjatë të të vdekurit.

 

Lindja ishte vdekja e tij.

 

Duam të themi vërtetë dashuri, kur themi dashuri?

 

Universiteti i Dublinit përmban ajkën e Irlandës: të pasur dhe të trashë.

 

Asnjëherë provuar. Asnjëherë dështuar. Hiç problem. Provo prapë. Dështo prapë. Dështo më mirë.

 

Çdo fjalë është si një njollë e panevojshme mbi heshtjen dhe hiçin.

 

Zakoni është një amortizues i madh.

 

Unë nuk mund të ec përpara. Unë do të ec përpara.

 

Unë i kam fajet e mia, por ndërrimi i humorit tim nuk është një prej tyre.


Unë do t’i shpreh heshtjet më zotësisht se e ka shprehur një burrë më i mirë që i zbukuron mizat e marramendjes.

 

Aforizma të Sharl Bodlerit (Charles Baudelaire)
E Premte, 05.15.2009, 09:13am

Voal-online 15 maj - Libri është kopsht, është pemëtore, thesar, është festë, është një shoqëri si të thuash, është këshilltar, një mori këshilltarësh.

 

Pasioni i çmendur për artin është një krimb që gëlltit gjithçka tjetër.
 
E dashura është një shishe me verë, gruaja është shishe vere.


Gjithçka e bukur dhe fisnike është fruti i arsyes dhe përllogaritjes.

 

Gjithmonë ji poet, edhe në prozë.
 
Çdo njeri i shëndoshë mund t’i kalojë dy ditë pa ngrënë, por jo pa poezi.


Çdo njeri që nuk i pranon kushtet e jetës, e shet shpirtin e tij.


Çdo gazetë, nga rreshti i parë tek i fundit, nuk është gjë tjetër veçse një rrjet tmerresh, unë nuk e kuptoj sesi një dorë e pafajshme mund të prekë një gazetë pa u dridhur nga neveria.

 

Secili, me kusht që të dijë si të jetë argëtues, ka të drejtë të flasë për veten.
 
Që i vogël unë ndjeva në zemrën time dy gjëra kundërthënëse, tmerrin e jetës dhe harenë e jetës.


Bukuria është ambicja e vetme, qëllimi ekskluziv i Shijes.

 



 

Aforizma të Drju Berimurit
E Premte, 05.01.2009, 02:47pm

Voal-online 1 maj - Një peshk mund të dashurojë një zog, po ku do të jetonin ata?

 

Luleshqerrat janë si rreze dielli të mbira në tokë.

 

Të gjithë jemi si fluturat, në zanafillë jemi të shëmtuar, pastaj rritemi dhe shndërrohemi në flutura tejet të bukura dhe tejet hirplote që gjithkush i dashuron.

 

Zoti bëri një punë shumë të arsyeshme kur më bëri mua me neps; pse u dashka të shkoj kundër vendimit që mori ai për mua? Gjymtyrët e mia janë të mrekullueshme, prandaj nuk kam ndërmend të ankohem pse trupi im është formuar kaq bukur.

 

Nuk di që rrjedha e jetës së dikujt të ketë shkuar në mënyrë të përkryer, nuk ka udhëzues, askush nuk e di se çfarë i sjell jeta.

 

I adhuroj romancat dashurore dhe ua ndiej lezetin atyre pa masë.

 

Kurrë nuk i luaj personazhet e mia, unë jam ato.

Kurrë nuk ndjej keqardhje. Sepse çdo hollësi e jetës së njeriut është e tillë që e përcakton atë se kush është.

 

Kurrë nuk kam dashur të shikoj vetëm çfarë më intereson mua dhe punë e madhe se çfarë bëhet me botën.


I lutem Zotit të jem oqeani, me rryma të buta, ndoshta nganjëherë të dallgëzojë. Për më tepër unë e dua vijimësinë e tij më shumë se lartësitë dhe rëniet.

 

Vërtetë dua ta kuptoj mendjen e njerëzve, kështu që unë mund të ndjehem më mirë me njerëzit ashtu si janë.

 

E kisha zakon ta shihja veten në pasqyrë e të ndihesha keq, tani e shikoj veten në pasqyrë dhe absolutisht e dashuroj veten.

Aforizma të Obamës në 100 ditët e para të qeverisjes
E Mërkurë, 04.29.2009, 10:29am

Voal-online 29 prill - "Sot ju them juve se sfidat që përballim janë reale. Ato janë serioze dhe janë shumë. Ato nuk përmbushen lehtë as në kohë të shkurtër. Por ta dini, Amerika do t’ia dalë me sukses.” Fjalimi përurues më 20 janar.

___

"Unë mund ta them pa përjashtime as nënkuptime se Shtetet e Bashkuara nuk do të torturojnë.” Fjala e mbajtur më 22 janar nëpunësve të Departamentit të Shtetit, në të njëjtën ditë që ai firmosi urdhërin për mbylljen e qendrës së dënimit në Gjirin Guantanamo.

___

"Unë jam këtu në televizion duke thënë se bëra gafë." - Intervistë me drejtuesin e emisionit të NBC "Nightly News with Brian Williams," më 3 shkurt, pasi hoqi dorë rrufeshëm nga përpjekja për ta emëruar Tom Daschle-n në më pak se 24 orë pasi ai kishte thënë se ishte “absolutisht” i përkushtuar ndaj kandidatit për shëndetësinë. Obama dha intervista të ngjashme atë ditë me pesë rrjete televizive.

___

"Ne kemi filluar një punë thelbësore për të mbajtur gjallë ëndërrën amerikane në kohën tonë.” Thënë përpara se të firmoste paketën ndihmëse të ekonomisë prej $787 miliardë më 17 shkurt.

 

 

Aforizma të Rita Levi Montalçinit
E Hënë, 04.20.2009, 11:21am

Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.

 

Të rinjtë kanë sot aftësi të mëdha, por nga ana kulturore janë të pakët. Gjenetikisht mashkulli dhe femra janë njëlloj. Nuk janë njëlloj nga ana epigjenetike, pra nga ana e shkollimit, sepse zhvillimi femrës është bllokuar qëllimisht.

 

Të rinjve ua uroj të njëjtin fat që më ka bërë të çinteresohem për veten time, por të kem gjithmonë të njëjtën vëmendje ndaj gjithçkaje që më rrethon, ndaj gjithçkaje nga bota e shkencës, pa i mënjanuar vlerat e shoqërisë.

 

E keqja absolute e kohës sonë është të mos besohet në vlerat. Nuk ka rëndësi se janë fetare apo laike. Të rinjtë duhet të besojnë në diçka pozitive dhe jeta meriton të jetë jetuar vetëm nëse besojmë në vlerat, sepse ato mbeten edhe pa vdekjes sonë.

 

Në moshën 100 vjeçare kam humbur pak shikimin, kam humbur shumë dëgjimin. Në konferenca nuk i shikoj projeksionet dhe nuk dëgjoj mirë. Por mendoj më shumë tani se kur isha njëzet vjeçe. Trupi bën atë që dëshiron. Unë nuk jam trupi: jam mendja.

 

Kur vdes trupi, mbijeton ajo që ke bërë, mesazhi që ke dhënë. Kam raporte të shkëlqyera me të rinjtë që punojnë me mua, sepse ndjejnë se mund t’iu shtoj diçka që i mungon formimit të tyre: intuitën./
Aforizma të Frensis Bekon (Francis Becon)
E Enjte, 04.09.2009, 09:24am

Voal-online 9 prill - Jeta e një beqari është një mëngjes i shijshëm, një drekë bajate dhe një darkë e mjerë.

 

Pakëz filozofi e anon ca mendjen e njeriut tek ateizmi, por thellimi në filozofi e çon mendjen e njeriut tek religjioni.

 

Njeriu duhet t’i shfrytëzojë mundësitë e tij sa herë që t’i gjejë ato.

 

Hakmarrja e paramenduar ia mban hakmarrësit plagët të freskëta.

 

Një çështje e menduar mirë është një gjysmë mençurie.

 

Një njeri i mençur shfrytëzon më shumë mundësi sesa gjen.

 

Lendet e lisave ishin të mirë derisa u zbulua buka.

 

Mosha duket se është më e mira në katër gjëra: druri i vjetër është më i miri për t’u djegur, vera e vjetër është më e mira për t’u pirë, miqtë e vjetë janë më të mirët për t’iu besuar dhe autorët e vjetër janë më të mirët për t’i lexuar.

Aforizma për dashurinë
E Enjte, 03.26.2009, 10:30am

Voal-online 26 mars - “Dashuria po ma prish mendjen,” filloi të më thotë ajo ëmbëlsisht, saqë zëri i saj brenda meje edhe sot e kësaj dite kumbon. (Dante Aligieri)

“ Çfarë do të ishte njerëzimi, zotërinj, pa gruan?” “Do të ishte, zotëri, tmerrësisht i mangët.” (Mark Twain)

Me atë që duam, na mungojnë gjithmonë fjalët. (Proverbë angleze)

Dashurojnë vërtetë ata që druhen të thonë se dashurojnë. (Ph. Sidney)

Të duash do të thotë ta vendosësh lumturinë tënd në lumturinë e dikujt tjetër. (G.W.von Leibnitz)

  » Aforizma të Albert Ajnshtajnit (Albert Einstein)
  » Aforizma të Gijom Apolinerit (Guillaume Apollinaire)
  » Aforizma të Margret Ëtvud (Margaret Atwood)
  » Aforizma të Aristotelit
  » Aforizma nga Aristofani
  » Aforizma të Zhanë D'Ark
  » Aforizma nga Maja Anxhelou (Maya Angelou)
  » Aforizma nga Kristiane Amanpur (Christiane Amanpour)
  » Aforizma të Muhamet Ali-ut



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]