E Shtunë, 10.25.2014, 12:52pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

ZYHDI MORAVA (IN MEMORIAM)

Nga ISTREF HAXHILLARI


E Premte, 07.01.2011, 07:35am (GMT+1)

Një vit më parë u nda nga jeta Zyhdi Morava, nga të rrallët poetë e shkrimtarë të vërtetë, pinjollë të kohës së trazuar me kthesa e të papritura pafund. Nuk do të ndryshonte asgjë nëse do të thoshim " më 10 korrik 2010 u nda nga vdekja Zydi Morava".

Sepse vdekje ishte kaherë zia e mllefet që i mbivendosën sa ishte gjallë.

Tani pas një viti ai u bë nga ata njerëz që e kanë njëlloj të ndritshme edhe praninë, edhe mungesën, dhe të cilët, për fat të keq, të detyrojnë t’ua kujtosh lavdinë vetëm pasi ikin së këtejmi.

Kur e takuam vite më parë me mikun e përbashkët, poetin pogradecar Eduart Sulollari, portreti i tij i lartë, pamja prej mendimtari dhe lëvizjet energjike më lanë mbresa që nuk u shlyen asnjëherë. Edhe këshillat prej mjeshtëri, të cilat ia kërkova me druajtje dhe m’i dha me dashuri e inkurajim prej miku të mençur. Më ndihmuan tejmase të mposht heshtjen zyrtare, pamundësitë për të botuar dhe këshillat e të paftuarve. Në këtë kuptim prozat e mia të librit "Bari i ujkut" mbajnë vulën e mendimit të Zyhdi Moravës.

Nuk arrita ta takoja më.

Ështe bërë gati ves që, tek përshkruan kohën e dikujt me emër, autori të nënvizojë tërthorazi panele që pandeh se nuk çmohen sa duhet. Mirëpo rasti Zyhdi Morava i dëbon vetiu të gjitha hamendjet, me talentin e veçantë, krijimet poezi e prozë, përpjekjet e pashoqe për të ringritur strukturat letrare të Shqipërisë, për të ndihmuar e promovuar më të rinjtë, ku u ngujua e vigjëloi për disa vite me radhë, si te kryet e një shoqërie që as rron, as vdes, po humb gjithësesi mëshirën e mirëkuptimin ndaj shpirtrave të zgjedhur.

Vështirë t’i ketë njohur tjetërkush më mirë ato thellësi shpirti ku historia nuk është veçse lojë teatri, që rëndom, për shkak të mendjengushtësisë e ateizmit, mbyllet me gjak e gjëma, teksa duhet të kulmojë vetëm me atë humor ku secili prej nesh, pavarësisht nga bindjet, kahjet, synimet, gjen tek tjetri, tek vëllai a sivëllai copëza nga fatkeqësia a pafuqitë e veta fatnore.

Më duket pleonazmë t’i mbyll këto pak rreshta me shprehjet e zakonshme për vdekatarët e larguar nga kjo botë sepse njeriu Zyhdi Morava, me paqen që shpërndante, talentin e lindur, me librat dhe mençurinë, me njerzillëkun dhe shpirtin qehlibar, ua bëri më të pranueshëm ajrin të gjallëve, më të këndshme letrën e bardhë gërmave, dhe më të lehtë dheun atyre që kanë ndërruar tashmë jetë ose vdekje.

Pa përmendur ata që kanë ndërruar vend prej kohësh dhe të cilët ikja si e Zyhdi Moravës i afron më dhimbshurisht me të ritë e viteve të shqipes.

E enjte 30 qershor 2011

ISTREF HAXHILLARI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"XIXA" QERSHORIPoezi të reja lirike nga PËRPARIM HYSI (06.28.2011)
ALICIA KEYS RIPUBLIKON ALBUMIN DEBUTUES (06.28.2011)
"ALEANCË PËR TË DREJTAT E NJERIUT" - PËRFUNDON GLOBAL MEDIA FORUM I DW (06.23.2011)
GOOGLE SHËNON REKORD NË MUAJIN MAJ PËR NUMRIN E VIZITORËVE NË FAQET E SAJ (06.23.2011)
JEHONËPoezi nga XHENC BEZHI (06.17.2011)
NUK KA LIRI PA LIRI TË MEDIEVE - E DREJTA HUMANE PËR INFORMIM (06.16.2011)
ALEXANDER MCQUEEN NË MUZEUN METROPOLITAN (06.12.2011)
BUZËT E PURPURTA E XHIGERIN NË VRESHTA, VETULLËN E HËNËS QË LËKUNDET SI DJEPTri poezi nga THANI NAQO (06.10.2011)
MË 30 GUSHT ALBUMI I RI I HOT CHILI PEPPERS (06.08.2011)
A DEL FAMILJE E LUMTUR KUR NDAHEN ZJARRI PREJ PRUSHIT?Cikël poetik nga VALON BEQIRI (06.07.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2014  
D H M M E P S
      1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 31  
 

 
VOAL
[Shko lart]