|
MANTELI MË I BUKUR NË BOTË Nga THANI NAQO
E Martë, 06.12.2012, 07:51am (GMT+1)

S’përgjova diellin kur u fsheh pas malit,
Muzgu grizoi pyllin e me nxit për rrugë.
Si fshatar i regjur gjej rrugën e fshatit,
Mar rrjedhën e lumit mbi zhavorre dhe gurë.
Pllaq-plluq nëpër ujra. Mes lumit ndal,
Kur do t’ia dëgjoj sërish zërin fëshfërimës?!
I mbërthyer brenda guaskës – metal,
Zhgënjimpërzhitur nga stina e brymës...
Ndjeva se ky çast ishte gjumi im më i gjatë,
Klithma e mëllenjës nga hutimi më shkund!
Ngadalë muzg’i mbrëmjes po zbriste mbi fshat,
Më të bukur mantel nuk kisha parë kund!
2007
THANI NAQO
|