|
SHQIPËRI TOKË E PAÇMUAR Poezi nga ADEM ZAPLLUZHA
E Djelë, 06.24.2012, 04:36pm (GMT+1)
Këndomë atdheu im
Këndomë
Dua ta shuaj zjarrin e mallit
Që digjet në rrënjët e ullinjve
Ta shuaj
Etjen e mallëngjimit
Ah të isha poet si ti
Do të isha guri i stralltë
Nën këmbët e tua
Do të isha beden shkëmbi
Atëherë do i zbritja të gjitha yjet
Në sofrën tënde atdhe
Do t’i këndoja
Me harpën e zotave
Baladat e moçme
Edhe njëqind vjet të tjera
Të jetojmë
Kështu së bashku
Si mishi e thoni
Toka ime e kafshuar
Floku im i zhuritur
Atdheu im i paçmuar
Nga përmbledhje me poezi :"Urori i Stralltë"
ADEM ZAPLLUZHA
|