E Premte, 04.19.2024, 03:30am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ZJARR DHE AKULL ROBERT FROST POETI I PARË QË LEXONTE POEZI NË NJË
INAUGURIM PRESIDENCIAL

E Martë, 01.20.2009, 03:25pm (GMT+1)


NGA ELIDA BUÇPAPAJ



 





 



ZJARR DHE AKULL

Nga Robert FROST


Disa
thonë se bota do të marrë fund në zjarr
Disa thonë në akull
Prej dëshirës që më shkon për shtat
Jam me ata që duan flakën.
Por nëse do të duhej rrënuar dy herë,
Mendoj se për urrejtjen kam mjaft njohje
Sa të them se shkatërrimi me akull
Është gjithaq mrekulli

Dhe kjo do të mjaftonte.

 

FIRE AND ICE

Robert FROST


Some say the world will end in fire
Some say in ice.
From what I've tasted of desire
I hold with those who favor fire.
But if it had to perish twice,
I think I know enough of hate
To say that for destruction ice
Is also great
And would suffice.


Kur Robert Frosti bëhej poeti i parë që lexonte poezi në programin e përurimit presidencial më 1961, ai ishte tashmë shumë i mirëpritur në kryeqytet: ai lexonte poezi dhe hante darka në Shtëpinë e Bardhë; Prokurori i Përgjithshëm mori pjesë në fushatën e tij të suksesshme për ta liruar poetin Ezra Paund (Ezra Pound) nga Spitali Shën Elizabet (St. Elizabeth's Hospital) ku ai ishte nën akuzën për tradhti; atij i ishte ofruar pozita e Këshilltarit të Poezisë nga Libraria e Kongresit; dhe Senati i Shteteve të Bashkuara miratoi një rezolutë që e shpallte Robert Frostin "Poet të madh filozof të Amerikës" (America's great poet-philosopher). Sipas poetit William Meredith, vendimi për ta përfshirë Frostin në përurim "e përqëndruan vemendjen te Kennedy si njeri i kulturës, si njeri i interesuar për kulturën". Vendimi i Kennedy-t për ta përfshirë Frostin, sidoqoftë, ishte më shumë një gjest personal ndaj poetit, i cili ishte faktor për kapjen e suksesshme të momentit sidomos në fazën e hershme të fushatës së Presidentit.

 

Më 26 mars 1959, para një galaje në kremtim të 85 vjetorit të tij, Frost dha një konferencë shtypi në hotelin Waldorf-Astoria në New York City. Mes pyetjeve të bëra ishte lidhur me tatëpjetën e mundshme të New England, së cilës Frosti iu përgjigj: "Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë nga Bostoni. A tingëllon kjo sikur New England po merr tatëpjetën?" I shtrënguar të përmendte emrin, Frost u përgjigj: "Ai është një Puritan i quajtur Kennedy. Të vetmit Puritanë të mbetur në ditët tona janë katolikët romanë. Ja. Më duket se e kam politikën më pranë se këmishën."

 

Shtypi amerikan mori pikënisje nga parathënia e Frostit se Senator i ri nga Massachusetts, i cili nuk e kishte deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij, do të zgjidhej President i ardhshëm. Më pak se një muaj më vonë, Kennedy i shkroi Frostit, duke i deklaruar: "Unë dua ta dish sa mirënjohës ju jam që ma përmendët emrin me rastin e 85 vjetorit të ditëlindjes suaj. Mua më vjen keq që ndërfutja e emrit tim, me sa duket jo krejt qëllimshëm, e largoi disi vemendjen nga njeriu që vërtetë e meriton vëmendjen - Robert Frost."

Frost e përsëriti parathënien e tij në shumë, në mos në të gjitha paraqitjet e tij në publik gjatë muajve të mëvonshëm, dhe vazhdoi ta përkrahë kandidatin sa herë që e kishte të mundur. Kennedy në shkëmbim ia citoi pjesën e fundit të poezisë së Frostit "Duke u ndalur pranë drurëve në një mbrëmje me borë" Stopping By Woods on a Snowy Evening) në përmbyllje të fjalimeve të tij të fushatës: "Por unë kam për të mbajtur shumë premtime/ dhe milje të tëra para se të shkoj të fle" "But I have promises to keep, / And miles to go before I sleep." Në përgjigje të lajmit se Kennedy i ka fituar zgjedhjet, Frost e quajti këtë ngjarje "një triumf të protestanizmit mbi veten - a triumph of Protestantism - over itself".

 

Stewart L. Udall, i cili e ka takuar Frostin gjatë kryerjes së detyrës së tij si këshilltar poetik në Library of Congress, dhe i cili ishte ftuar nga Kennedy të shërbente si Ministër i Brendshëm, sugjeroi që Frost të merrte pjesë në ceremonitë e përurimit. Kennedy duke bërë shaka, iu përgjigj: "Oh, jo. Ju e dini se Robert Frosti e vjedh gjithmonë çdo shfaqje ku ai bën pjesë. -Oh, no. You know that Robert Frost always steals any show he is part of."

Ftesa e Kennedyt i erdhi Frostit me telegram dhe poeti iu përgjigj atij po me telegram të nesërmen: "NËSE JU PRANONI NË MOSHËN TUAJ TË JENI PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA, UNË DUHET TË JEM I ZOTI NË MOSHËN TIME PËR TË PRANUAR NDERIN QË TË MARR DISI PJESË NË PËRURIMIN TUAJ. UNË NUK MUND TË JEM I DENJË PËR KËTË, POR E PRANOJ PËR HIR TË ÇËSHTJES SIME ARTEVE, POEZISË, TASHMË PËR HERË TË PARË PËRFSHIRË NË PUNËT E SHTETARËVE - IF YOU CAN BEAR AT YOUR AGE THE HONOR OF BEING MADE PRESIDENT OF THE UNITED STATES, I OUGHT TO BE ABLE AT MY AGE TO BEAR THE HONOR OF TAKING SOME PART IN YOUR INAUGURATION. I MAY NOT BE EQUAL TO IT BUT I CAN ACCEPT IT FOR MY CAUSE"”THE ARTS, POETRY, NOW FOR THE FIRST TIME TAKEN INTO THE AFFAIRS OF STATESMEN."

 

Kennedy e pyeti Frostin nëse kishte në plan të recitone një poezi të re. Nëse jo, mund ta recitonte poezinë "The Gift Outright", një poezi të cilën Frosti e kishte quajtur "një histori e Shteteve të Bashkuara në gjashtëmbëdhjetë vargje të bardha". Kennedy gjithashtu kërkoi të ndërrohej vargu i fundit në "such as she will become" (i tillë si atdheu do të jetë) nga "such as she would become" (i tillë si atdheu do të bëhej). Frost pranoi. Vargu i fundit origjinal, të cilin Frosti thotë se ka shkruar në mesin e Depresionit të Madh, ishte botuar për herë të parë në vitin 1942 në revistën Virginia Quarterly Review dhe ishte "Such as she was, such as she might become" (I tillë si atdheu ishte, i tillë si atdheu do të bëhet). Dukej me vend që Frost u pajtua të bëjë ndryshim tjetër të poezisë për të reflektuar atmosferën optimiste që e rrethonte presidencë e re.

 

Teksa dita e përurimit erdhi, megjithatë, Frost e befasoi veten duke shkruar një poezi të re, "Dedication" - Kushtimi (më vonë rititulluar "For John F. Kennedy His Inauguration" Për Xhon Kenedin Përurimin e tij), të cilën kishte në plan ta lexonte si një hyrje e poemës të cilën Kennedy ia kërkonte. Por përpara Kapitolit, më 20 janar 1961, Frost e pa se poezia, e daktilografuar në makinë shkrimi natën e mëparshme, ishte vështirë të lexohej, madje edhe në dritë të plotë. Kur ai doli të recitonte poezinë, era dhe vezullimet lëbyrëse të diellit të reflektuara nga bora e re ia bënin leximin të pamundur. Ai, sidoqoftë, ia doli të recitonte përmendsh poezinë "The Gift Outright".

Ndonëse Frost u ndje disi në hall prej situatës që iu krijua, ky moment mbeti i paharrueshëm de tronditës. Washington Post raportonte se Frost "ua bëri për vete zemrat të pranishmëve në përurim", diçka që si me shaka Kennedy e kishte parathënë.

 

Para largimit, Frost u thirr nga Presidenti i ri dhe nga Zonja e Parë në Shtëpinë e Bardhë për të marrë falënderimet e Kennedy-t për pjesëmarrjen në ngjarje. Ai ia dhuroi Kennedy-t një kopje të dorëshkrimit të poezisë "Dedication", anash së cilës shkruhej: Kopje e përmirësuar. Dhe tani le t'i përmirësojmë rrugët tona. - Amended copy. And now let us mend our ways." Ai gjithashtu ia dha Presidentit një këshillë: Të jesh më shumë Irlandë se Harvard. Poezia dhe pushteti është formula për një tjetër stinë madhështire. Mos ki frikë nga pushteti. - Be more Irish than Harvard. Poetry and power is the formula for another Augustan Age. Don't be afraid of power."

Poshtë letrës së falënderimit të daktilografuar të cilën Kennedy ia dërgoi, shkruante: Gjithsesi është poezi dhe pushtet! - It's poetry and power all the way!"

 

 



 

Poetry by Robert Frost

Written in commemoration of John F. Kennedy's 1961 Inauguration

 

Dedication - The Complete Text

 

Summoning artists to participate
In the august occasions of the state
Seems something artists ought to celebrate.
Today is for my cause a day of days.
And his be poetry's old-fashioned praise
Who was the first to think of such a thing.
This verse that in acknowledgement I bring
Goes back to the beginning of the end
Of what had been for centuries the trend;
A turning point in modern history.
Colonial had been the thing to be
As long as the great issue was to see
What country'd be the one to dominate
By character, by tongue, by native trait,
The new world Christopher Columbus found.
The French, the Spanish, and the Dutch were downed
And counted out. Heroic deeds were done.
Elizabeth the First and England won.
Now came on a new order of the ages
That in the Latin of our founding sages
(Is it not written on the dollar bill
We carry in our purse and pocket still?)
God nodded his approval of as good.
So much those heroes knew and understood,
I mean the great four, Washington,
John Adams, Jefferson, and Madison
So much they saw as consecrated seers
They must have seen ahead what not appears,
They would bring empires down about our ears
And by the example of our Declaration
Make everybody want to be a nation.
And this is no aristocratic joke
At the expense of negligible folk.
We see how seriously the races swarm
In their attempts at sovereignty and form.
They are our wards we think to some extent
For the time being and with their consent,
To teach them how Democracy is meant.
"New order of the ages" did they say?
If it looks none too orderly today,
'Tis a confusion it was ours to start
So in it have to take courageous part.
No one of honest feeling would approve
A ruler who pretended not to love
A turbulence he had the better of.
Everyone knows the glory of the twain
Who gave America the aeroplane
To ride the whirlwind and the hurricane.
Some poor fool has been saying in his heart
Glory is out of date in life and art.
Our venture in revolution and outlawry
Has justified itself in freedom's story
Right down to now in glory upon glory.
Come fresh from an election like the last,
The greatest vote a people ever cast,
So close yet sure to be abided by,
It is no miracle our mood is high.
Courage is in the air in bracing whiffs
Better than all the stalemate an's and ifs.
There was the book of profile tales declaring
For the emboldened politicians daring
To break with followers when in the wrong,
A healthy independence of the throng,
A democratic form of right devine
To rule first answerable to high design.
There is a call to life a little sterner,
And braver for the earner, learner, yearner.
Less criticism of the field and court
And more preoccupation with the sport.
It makes the prophet in us all presage
The glory of a next Augustan age
Of a power leading from its strength and pride,
Of young amibition eager to be tried,
Firm in our free beliefs without dismay,
In any game the nations want to play.
A golden age of poetry and power
Of which this noonday's the beginning hour.

 

 

Kushtimi

 

Shkruar për përurimin e John F. Kennedy më 1961

 

Kur artistët janë të ftuar

Ngjarjet e shtetit për t'i madhëruar

Është diçka që ata duhet kremtuar.

Sot për mua është një ditë e ditëve.

Dhe për atë që vlerësoi poezinë e traditës

Për atë të parin që e mendoi këtë gjë.

Kjo poezi që e sjell si mirënjohje zë

Rrënjë larg në të përfundimit nisje

Të asaj e cila prej shekujsh ishte prirje;

Një pikë kthese në historinë moderne.

Kolonia do ta kishte të gjatë jetën

Për aq kohë sa do të zgjoheshin mendjet

Kush do të ish ai që do ta zotëronte 

Nisur nga karakteri, gjuha, nga doket

Botën e re që e zbuloi Kristofer Kolombi.

Francezët, spanjollët e hollandezët ishin zhbërë

E përzënë jashtë. Bëma heroike ishin bërë.

Elizabeta e Parë dhe Anglia fituan atë.

Tashi erdhi rendi i ri i stinëve

I cili zë fill në zgjuarsinë latine

(A nuk është shkruar në dollarin

Të cilin në xhepat tonë e mbartim?)

Zoti e dha miratimin e tij të dlirë

Sa që heronjtë tanë e kuptuan mirë,

Pra, katër të mëdhenjtë, Washington,
John Adams, Jefferson, dhe Madison

Panë aq shumë si profetët mirëfilli

Ndoshta aq larg përtej se shkon shikimi,

Ata i shembën perandoritë siç e dini

Dhe për shembull Deklarata jonë

I bëri të gjithë të jenë një komb.
Dhe kjo nuk është një lojë pasunarësh

Që me padijën e popullit bën tallje.

Ne shohim sa bukur energjitë vërshojnë

Në përpjekjet e tyre për sovranitet dhe formë.

Ata janë rojat që pranë do të na rrinë

Për kohën e sotme dhe me pajtimin e tyre

Për t'iu dhënë ç'është Demokracia të kuptojnë.

"Rendi i ri i kohës" vallë a nuk thonë ?

Nëse ajo kohë na duket krejt turbull tani,

Ishte ashtu sepse fillimi ynë ish ai

Prandaj duhej guxim dhe trimëri.

Askush i ndershëm nuk do pranonte

Një sundues që të mos dojë mëtonte

Një tubullirë ku më mirë notonte.
Të gjithë e dinë lavdinë e paskaj

Që Amerika  aeroplanit ia dha

Për të shkuar mbi stuhi e tramundanë.

Ka thënë me vete ndoshta ndonjë i marrë

Se lavdia nuk është për art e për të gjallë.

Guximi ynë i revolucionit dhe komitërisë

E ka shpërblyer veten në historinë e lirisë

Tashmë në lavdinë tonë të stërlavdisë.

Le të vimë të zgjedhjet më të vona,

Më madhështoret në të gjitha kohërat,

Aq të ngushta sa për t'u dalluar me zor,

Nuk është çudi, kjo është fitorja jonë.

Trimëria është në ajrin e stuhishëm

Më e përkryer se çdo zagushi mbytëse.

Është një libër shpalosës që deklaron

Ndaj politikanëve të cilët të guxojnë

Të shkëputen prej mbështetësve kur gabojnë,

Një pavarësi e shëndoshë e popullit tonë,

Një formë demokratike e së drejtës hyjnore

Për të sunduar me përgjegjësi e qëllime madhore.

Është një thirrje jete paksa më e fortë

E më e madhe ndaj fituesit, dëshiruesit, dijemarrësit.

Më pak kritika ndaj fushës së lojës e gjyqtarit

Dhe më shumë mbështetje ndaj sportit e lojtarit.

Kjo bën që profeti tek secili nesh të ndjellë

Lavdinë e një kohe madhështore të re

Të një pushteti që buron në forcë dhe krenari,

Të qëllimeve të reja të cilat mezi presin të vijnë,

Të vendosur në besimin tonë të lirë pa ngurim,

Në çdo lojë ku do të luajë kombi ynë,

Të një kohe të artë poezie dhe fuqie

Të cilat nga kjo mesditë e kanë zanafillën.





 

The Gift Outright

Poem recited instead by Robert Frost at the
1961 Inauguration

The land was our before we were the land's.
She was our land more than a hundred years
Before we were her people. She was ours
In Massachusetts, in Virginia,
But we were England's, Still colonials,
Possessing what we still were unpossessed by,
Possessed by what we now no more possessed.
Something we were withholding from our land of living,
And forthwith found salvation in surrender.
Such as we were we gave ourselves outright
(The deed of gift was many deeds of war)
To the land vaguely; realizing westward,
But still unstoried, artless, unenhanced,
Such as she was, such as she would become.

 

Dhurata e çiltër

 

Poezi e recituar në vend të poezisë së mësipërme nga Robert Frost në përurimin e vitit 1961

 

Atdheu ishte yni përpara se ne të ishim të atdheut.

Ai ishte atdheu ynë më shumë se njëqind vjet

Përpara se ne të ishim populli i tij. Ai ishte yni në

Masçusets, në Virgjinia,

Por ne ishim të Anglisë, ende koloni,

Duke zotëruar atë prej së cilës ende nuk ishim të zotëruar,

Zotëruar prej diçkaje që ne nuk e zotëronim më.

Diçka po mbanim fshehur nga atdheu ku jetonim,

Dhe menjëherë gjeti shpëtim në dorëzimin.

Ashtu siç ishim ne ia dhuruam veten çiltër

(Bërja e dhuratës ia kalonte shumëfish bërjeve të luftës)

Atdheut tonë turbull; duke e zgjeruar drejt perëndimit,

Por ende të paqendisur, të palatuar, të pashfaqur,

I tillë siç ish ai, i tillë si do të bëhej.

 


 


NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Hollivudi nuk e kandidon për Oskar filmin Gomorra (01.14.2009)
Kera Dioguardi, kandidate e çmimit Grammy- gjyqtare në sezonin e tetë të American Idol (01.11.2009)
ISMAIL KADARE: Mithat Frashërit ia mori jetën politika dhe ia ktheu letërsia (12.30.2008)
Vdiq autori i Përplasjes së Qytetërimeve - po kush ishte Samuel Filips Hantingtoni ? (12.29.2008)
GUSTAV EIFEL OSE NJERIU I KULLËS EIFEL DHE STATUJËS SË LIRISË (12.27.2008)
Merry Christmas !< (12.25.2008)
Majkëll Xhekson shëndosh e mirë (12.24.2008)
Majkëll Xhekson i sëmurë rëndë (12.22.2008)
Kejsi Tola në Eursong (12.22.2008)
Gjek Marinaj kumtari i poezisë shqipe< (12.21.2008)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lart]