ÇLIROMI DUART Nga PABLO NERUDA
E Martë, 07.22.2014, 08:16am (GMT+1)
Çliromi duart e mia dhe zemrën, çliromi! Lermi gishtat të bredhin përmes shtigjeve të trupit tënd. Vrull dashurie --- gjak, flakë, puthje --- ndizmë në flakët që dridhen. Ah, ti s'e di se ç'është kjo!
Është stuhia e shqisave të mia që xhunglëmajisurën e nervave të mi zbut. Është mishi që thërret me gjuhët përveluese! Është zjarri! E këtu je ti, grua, si një pemë e paprekur tani që e gjithë jeta ime e shkrumbosur fluturon drejt trupit tënd mbushur, si nata, me yje!
Çliromi duart e mia dhe zemrën, çliromi! Vetëm unë të dua, vetëm unë të dua! S'është dashuri, është dëshirë që thahet e shuhet, është rrebesh tërbimesh, është afrimi i të pamundurës, por je ti, për gjithçka që më dhe, që me dhe atë çka mbart toka erdhe që të të mbaj, që të të dua, që të të pres!
Përktheu: EMIL ASDURIAN
|