E Premte, 03.29.2024, 12:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NGADALNGADALË VDES
Nga MARTHA MEDEIROS

E Shtunë, 07.26.2014, 08:59am (GMT+1)



Ngadalngadalë vdes kush bëhet skllav i zakonit, duke përsëritur
çdo ditë të njëjtët hapa, kush nuk e ndërron mënyrën, kush nuk
rrezikon dhe s'e ndërron ngjyrën e veshjeve, kush nuk iu flet atyre që s'i njeh.

Vdes ngadalngadalë kush e shmang një pasion, kush parapëlqen të zezën në
të bardhë dhe pikat mbi "i" në vend të një larmie emocionesh,
pikërisht asosh që i bëjnë sytë të llamburitin, asosh që e shndërrojnë një
ngërdheshje në një qeshe, asosh që i bëjnë zemrat të rrahin përballë gabimit
dhe përballë ndjenjave.

Ngadalngadalë vdes kush nuk e përmbys tavolinë, kush është i palumtur në
punën që ka, kush nuk rrezikon sigurinë për hir të pasigurisë, për të ndjekur një
ëndërr, kush nuk lejon të paktën një herë në jetë t'iu ikë këshillave
të urta.
Ngadalngadalë vdes kush nuk udhëton, kush nuk lexon, kush
nuk dëgjon muzikë, kush nuk gjen hire tek vetja. Vdes
ngadalngadalë
kush shkatërron dashurinë e vet, kush nuk lë për ta ndhmuar; kush i kalon
ditët duke u qarë për fatkeqësinë e vet apo për shirat që s'prajnë.

Ngadalngadalë vdes kush braktis një projekt ende pa e filluar, kush nuk
bën pyetje për ato gjëra që nuk i di, kush nuk përgjigjet kur
e pyesin për diçka që ai e di.

E shmangim vdekjen me doza të vogla, duke kujtuar gjithmonë se për të qenë gjallë
kërkohet një stërmundim tej mase më të madhe se fakti i thjeshtë i
frymëmarrje.
Vetëm durimi i guximshëm do të çojë tek arritja e një lumturie të hatashme.
Përktheu: SKËNDER BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POROSINga EZRA POUND (07.25.2014)
DESHIRA E FUNDITNga NIKOLL ULNDREAJ (07.25.2014)
MË KOT TË KËRKUAMNga PABLO NERUDA (07.25.2014)
KOLOS I RINga EMMA LAZARUS (1849-1887) (07.25.2014)
MBYLL SYTË NJË ÇAST E SHOHNga JAHO MARGJEKA (07.24.2014)
NË RRETHIMNga MAHMOUD DARWISH (07.24.2014)
KUR LIGËSHTOHET GRUAJANga VEHBI SKËNDERI (07.24.2014)
ATË DITË SHTATORINga ADEM ZAPLLUZHA (07.24.2014)
BIBLA(Ali Podrimjes)Nga SABIT GECAJ (07.22.2014)
ARITHMETIKË E THJESHTËNga SINAN KËRPAÇI (07.22.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]