MOJ KOSOVË LINDORE, SANXHAK E TOPLICË! Nga XHULI SPAHIU
E Premte, 08.29.2014, 08:02pm (GMT+1)
Moj Kosova Lindore Si të kanë lanë pas dore Më mbyti malli për nënë e për baba Motër vëlla e gjithë çka ka! Malli për dashurën vatër Malli për sofër e oxhak Kam mallin për shtegtarët Zogjtë e pranverës Më kujtohen gjysh e stërgjysh Oxhaqet e tymit që i skaliten Pellazget,Ilirët në kullën e babait tim Eh ta dini sa mall kam Kam derdh lot sa një oqean Me mungon ai qielli dhe lulet e tij Vendlindjen e kujtoj si fëmijë Ai vend mbeti nën Serbi Me dhunë na ndoqën në fëmijëri Jam në Kosovën e vogël që e prenë Nga Sanxhaku e në Medvegje Nga Nishi e në Preshevë Atje koka më ka mbet Një zë në gjumë po me thërret Më zgjoj nga gjumi dhe më tha Hej motër mallit i erdhi fundi Eja shkojmë i takojmë njerëzit e tu Në Preshevë Medvegjë e gjetiu Varret e të pareve ti vizitojmë Atje në Toplicë e Sanxhak Zëri i zanës lëshoj kushtrim Atë pjesë ta bashkojmë me Shqipërinë Të valoj flamurin kuq e zi Të lulëzojmë Shqipërinë Ta mallkojmë Serbinë!
Gusht 29.08 .2014
XHULI SPAHIU
|