VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ËNDËRR E PRERËNga DRITËRO AGOLLI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 12:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
ËNDËRR E PRERË
Nga DRITËRO AGOLLI

E Mërkurë, 09.17.2014, 10:42am (GMT+1)




1.
mos vdis, se pas shirave arën e mbushi bari,
ka rënë në ullishte mizë e ullirit.
hardhia duhet spërkatur shpejt me gurkali
dhe ende s'ka dalë nga plisi kërcelli i misrit
ne ëndërronim të bënim një anije,
kurkush s'e mendonte me ç'dru do ta ngrinim,
kishim ndërmend ta ndërtonim me degë hardhie
dhe vela ti vinim.

bodrumet e saj t'i mbushnim me poçe me verë
dhe të lundronim në ishujt e havajës;
ta pinim verën me vajzat e ishujve në belvedere,
zezaku të bënte fresk me fletën e palmës.

2.
mos vdis se kalit i ra në vrapim një patkua
dhe nisi ta ngrejë nga dhimbja këmbën e parë;
kërkojmë patkonj e s'na jep njeri hua,
s'e gjejmë as nallbanin e marrë.

ne ëndërronim të shkonim në hipodrome,
në vende të lumtura ku munden me kuaj,
tani dhe kali çalon e s'na ha as barin e njomë;
me sy si gota na sheh si të huaj...

3.
mos vdis, se dielli në oborr e ka shtruar sofrën e madhe
dhe presim të vijnë vajzat të gjitha,
të gjitha ato që ti u thoshje "sorkadhe",
kur grisnin fustanet në driza.

4.
mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë
është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh!
ne ëndërronim një vdekje më të mirë:
duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim në pikën e vesës.

DRITËRO AGOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LYRA DHE DRINIPoezi nga krijimtaria 50 vjeçare e RRUSTEM GECIT (09.15.2014)
TË KAM MAJNga ARTUR VREKAJ (09.15.2014)
GJUHA ARBËRESHENga KOSTA BELL (09.15.2014)
NË KATËR QELQENga SINAN KËRPAÇI (09.15.2014)
MBI VALBONË MBI VITALINËNga FRAN UKCAMA (09.15.2014)
MATILDE, KU JENga PABLO NERUDA (09.14.2014)
ECIN PËRTEJ TË SOTMESNga ADEM ZAPLLUZHA (09.13.2014)
IMAZHE NË HARRESËNga ERIOLA MARGJEKA (09.13.2014)
E IMJA ËNDRRA QË PASHËNga RRUSTEM GECI (09.12.2014)
TANGO MAGJIENga DRITA LUSHI (09.12.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]