ZEMRA E GJYSHES (Gadi përnjëmend por edhe mahi) Nga AGIM GASHI
E Premte, 09.19.2014, 03:12pm (GMT+1)
I Luli im o të pastë gjyshi, A po shkon në barnatore? Të mi marrësh disa ilaqe * Ti kam shkrue në fletore.
Do të shkoj o gjyshi i dashur Se të kamë gjysh më të mirë, Më tregon tregime t´bukura, Dhe e ke një zemër të dlirë.
Shko pra shko, se do t´qerasi, Dhe që tani po të bëj be, Kur të zgjohesh në mëngjes Dhjetë euro n´vitrinë i ke.
Shkoi Luli e kreu punë, Ja la ilaqet gjyshit te dera, -Do ti marr nesër dhjetë euro I qeshte ftyra si pranvera.
II Kur na zbardhi e lumja ditë, E këndoi gjeli mu në derë, Po shkon Luli me i marrë paratë I gëzuar shënd e verë.
Është afru te vitrina Zgurdullon syt kur i pa, Njëqind euro aty i gjeti Të fikët gadi Lulit i ra.
Ka bertitë me të madhe, -Gjysh, o gjysh paske gabu, Në vend të dhjetë eurove Njëqind mi paske lënë mu.
Jo o Luli, ti nipi im, Qofsh i lumtur nëpër mote, Nëntdhjet euro me gjithë zemër Të qerasi sot gjyshja jote!
I çuditur mbeti Luli Me habi po e pyet mendjen; Athua vallë po kush ja zbuti Gjyshes sime aq shumë mendjen.
*viagra
18.09.2014 Düren
AGIM GASHI
|