MBI KUFOMËN E DITËS Nga ADEM ZAPLLUZHA
E Hënë, 09.29.2014, 09:17am (GMT+1)
Nëpër çatitë e qytetit Mbrëmë qante qielli Lot zogjsh Shkonin rrëke ullukëve të kujtesës
Kush e vrau hënën Cii plumb verboi dritën Në manaferrat e djegura U kallën këngët
Asnjë luleshpatë Nuk lulëzoi në brigjet e lumit Nën hijet e bardha të lisave Likenet mëkojnë ditën e plagosur
Pak si tepër ishte vonuar stina Mbi kufomën e etjes U dëgjuan krakëllimat e heshtjeve Kur serenatat u fundosën Në gjumin e mjegullave
ADEM ZAPLLUZHA
|