E Premte, 03.29.2024, 12:39pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
TRE ARKIVOLE, PËR NË SHQIPËRI!?...
( Kushtuar Anita Bitrit, në 10-vjetorin e vdekjes )
Nga DILA GECAJ

E Djelë, 10.19.2014, 09:35am (GMT+1)



Në tetor 2014 u mbushën dhjetë vite,
nga ajo ditë tepër e tmerrshme,
përgjithnjë u nda nga jeta Anita Bitri,
një këngëtare aq e mrekullueshme.

Sikurse zjarri u përhap lajmi i zi:
Bijë e Sarandës dhe shkolluar në Vlorë,
tragjikisht ka vdekur, me nënë dhe me bijë,
duke lënë mbrapa vetëm një vëlla të gjorë!

Ah, rrugët e mërgimit...kaq të rrezikshme,
nuk dihet se çfarë do na sjellë e nesërmja,
Anita me familje ishin të pafajshme,
në mënyrën më trishtuese i rrëmbeu vdekja.

Anita i kishte tridhjetë e shtatë pranvera,
ishte plot jetë, me këngë dhe gjallëri,
fati i zi papritur i trokiti asaj te dera,
e rrëmbeu artisten me nënë dhe me bijë.

Se çfarë mund të ketë ndodhur, Zoti e di,
prej asaj dite dhe gjer' në diten e sodit?
Vallë, në mos ishte e shkruar ose rastësi,
duhet që të heshtim...janëe punët e Atij!

Sibora shtatëvjeçare, bija e Anitës,
engjëllushja e vogël shkonte në shkollë,
në mes nënës së vet edhe të gjyshes,
dhe ajo fatzeza përfundoi në arkivol!

Ju ndërpre jeta voglushes shtatëvjeçare,
na iku njëra ndër këngëtaret më të mira,
po vdiq dhe e ëma e Anitës, grua bujare,
se pa familje asaj nuk i vlente jeta fare.

Kështu u shua kënga e bilbiles Anita,
tre arkivole i nisën bshkë për Shqipëri,
për t'u varrosur në trojet e veta,
duke çuar gjëmë e vaje në farefisni.

Medet! Ikën tri femra, pa mbrojtje,
pa mbështetje, pa mashkull në shtëpi!
E vërteta rreth vdekjes së tyre,
deri sot ngeli në errësirë, një misteri?...

Nju Jork, 18 tetor 2014

DILA GECAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TI JE GJITHMONË MES NESH*(poezi jubilare) In memoriam, Riza Lahit Nga PËRPARIM HYSI (10.18.2014)
“PËR FLAMUR!”Nga SINAN KËRPAÇI (10.18.2014)
SINTAKSA E KUJTESËSNga RRUSTEM GECI (10.16.2014)
DIKUR DHE TANINga XHEVDET BAJRA (10.14.2014)
…DHE PRAPË TË DUANga DRITA LUSHI (10.13.2014)
POETINga SINAN KËRPAÇI (10.13.2014)
MOTIVE ME ROGANËNga RRUSTEM GECI (10.12.2014)
LUMTURIANga CARL SANDBURG (10.12.2014)
LAVDI BURRASH NË MALET TONA -Kushtuar deshmorit MARASH TOMA-Nga GJON MARKOKAJ (10.12.2014)
UNË NUK JAM UNËNga JUAN RAMON JIMENEZ (10.11.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]