KËSAJ NATE ME HËNË TË VJESHTËS Nga DRITËRO AGOLLI
E Enjte, 10.23.2014, 09:21am (GMT+1)
Kësaj nate me hënë të vjeshtës Dola fushës të bredh kuturu. Retë shtohen me vrap pa reshtur, Hëna duket aty-këtu. Porsi vetë mendimet e mia Po më shtyhen ndër mend më shpesh dhe pas tyre gjithnjë gjendesh ti si kjo hënë që duket mes resh. Hëna shpejt do të zhduket dhe netët do të mbeten pa të, kurse ti në ëndërrimet e mia pa jetë perëndim s'do të kesh kurrsesi.
DRITËRO AGOLLI
|