VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KJO KËMBANË E THYERNga PABLO NERUDA

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:44am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KJO KËMBANË E THYER
Nga PABLO NERUDA

E Djelë, 11.16.2014, 12:08pm (GMT+1)


Kjo këmbanë e thyer
do të këndojë papushim:
i gjelbërt është metali tani
ngjyrë pylli të egër ka këmbana,
ngjyrë uji pellgjet e pyllit,
ngjyra e ditës mbi gjethe rri.

I gjelbërt bronz i thyer,
kokëkëputur
e në gjumë
kacavjerrë nga kacavjerrëset hardhi,
e ngjyra e praruar e bronzit
në ngjyrë zhabe u kthye përsëri:
se ishin duart e ujit,
e lagështia e bregdetit,
që metalit i dha gjelbërim
e këmbanës butësinë.

Kjo këmbanë e thyer
mes kaçubeve të serta u zvarrit
te kopshti im i egër,
këmbanë e gjelbërt, e vrarë
vrajet e saj në bar zhyt
më s'thërret, askush s'mblidhet
te kupa e gjelbërt e saj
veç një fluture që si zemra rreh
mbi metalin që ra e ikën në fluturim
me të verdhët krahë.

Përktheu: EMIL ASDURIAN


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
S’KE ÇFARË TË MË BËSHNga ADEM ZAPLLUZHA (11.15.2014)
MË ÇOI NË FERR(Mikut tim zv. minister ne qeverine "RILINDJA")Nga SINAN KËRPAÇI (11.12.2014)
PËRLUTJE NËN ZËNga ARTUR VREKAJ (11.10.2014)
SHEMBJA E MURIT TË BERLINITNga RAMË SMAJLAJ (11.10.2014)
ATJE FILLON BOTANga THANI NAQO (11.08.2014)
KOHË MË VONËNga DRITËRO AGOLLI (11.08.2014)
TË DHASHËNga FASLLI HALITI (11.07.2014)
MIRËSIANga DRITA LUSHI (11.07.2014)
TË YJTAT THEKË GJER PËRDHENga THANI NAQO (11.04.2014)
SHTËPIA ME TULIPANËNga SULEJMAN MATO (11.03.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]