E Premte, 03.29.2024, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KUR NJË MËNGJES
Nga DRITËRO AGOLLI

E Martë, 11.18.2014, 06:39pm (GMT+1)




Do të jetë mëngjes e unë do të vi patjetër.
Mbi xhaketen time do të kenë rënë petale
Nga lulet e kumbullës së vjetër,
Nga lulet e thanës së tharët.

Aherë ti s'do të jesh zgjuar akoma.
Unë do të them emrin tënd në xhame
Dhe do të vërshëllej të dashurën këngën tonë:
"Ti çele heret, moj bajame!"

Do vërshëllej ngadalë-ngadalë
E s'do prish gjumin tënd të bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet në sup një flutur...

E, kur sytë të hapësh, do të shohësh
Romantikun e përjetshëm në xhame
Dhe këngën e dashur do njohësh:
"Ti çele heret, moj bajame!"
DRITËRO AGOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DUKE QESHË TA THEM TË VËRTETËN- Një takim i çuditshëm në tumë të ëndërrës me poetin Jeronim De RadaNga RRUSTEM GECI (11.16.2014)
KJO KËMBANË E THYERNga PABLO NERUDA (11.16.2014)
S’KE ÇFARË TË MË BËSHNga ADEM ZAPLLUZHA (11.15.2014)
MË ÇOI NË FERR(Mikut tim zv. minister ne qeverine "RILINDJA")Nga SINAN KËRPAÇI (11.12.2014)
PËRLUTJE NËN ZËNga ARTUR VREKAJ (11.10.2014)
SHEMBJA E MURIT TË BERLINITNga RAMË SMAJLAJ (11.10.2014)
ATJE FILLON BOTANga THANI NAQO (11.08.2014)
KOHË MË VONËNga DRITËRO AGOLLI (11.08.2014)
TË DHASHËNga FASLLI HALITI (11.07.2014)
MIRËSIANga DRITA LUSHI (11.07.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]