PO TË LË MBI TRYEZË KËTË POEZI Nga DRITA LUSHI
E Djelë, 11.23.2014, 02:07pm (GMT+1)
Kur s'je, vij e ulem në poltronin tënd; Prek letrat e shpërndara Librat e lënë hapur... Një rremujë që jam mësuar ta dua... Ah, paske harruar të marrësh dhe sot,syzet e tua...
Vë gishtat mbi të tutë, në tastat ku formon fjalë aq të bukura, ose që të mundojnë jo rrallë, tek lidh gërmat të nxjerrësh aty shpirt e mallë..!
Ndihem ti një moment.. Ndërsa ty të bëj vetveten;
Mbyll sytë të imagjinoj ardhjen... E befas, Vrapoj në dritare të shoh rrugën, Dhe vërtet shfaqesh...
Unë qesh... Qesh...me parandjenjat e mia... Te vërteta, sa e verteta, E ndjenjës sime për Ty
Eh... Te dua edhe në mungesë, duke dashur çdo send që prek ti; e kur shfaqesh... ndihem dyfish në dashuri...!
Unë kam pak fjalë... Dhe këto s'ti kam thënë kurrë.. As edhe tani... **** Thjesht,po të lë mbi tryezë ... këtë poezi...!
22, nentor, 2014
DRITA LUSHI
|