ZALLAMAHI Nga RRUSTEM GECI
E Enjte, 11.27.2014, 12:22pm (GMT+1)
Në këtë qytet pa ekstazë thonë se dikush ka vdekur qytetarët kudo janë tubuar por ata s´din kë e vorrosin
arkmort s´ka, as të vdekur njerëzit janë grumbulluar dhe dikë duan ta vorrosin
Në këtë qytet pa ekstazë ka aq shumë fantazma, dhe vjedhës të thashethemeve që vuajnë nga plagët pa zë dhe nga hijet e hiadhave
thërritësit e fantazmave duan një mort pa arkmort qytetarët janë grumbulluar (zëra kafshësh dëgjohen)
ata duan ta vorrosin dikë por s´dinë kë ta vorrosin zallamahinë apo vetveten
nga libri me 10 mijë vargje, "Heroika"
RRUSTEM GECI
|