E Mërkurë, 10.16.2019, 12:19pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
KUR TË JETË E BASHKUAR KOSOVË, ÇAMËRI E SHQIPËRIA DO T'JU THEM ME FAT PAVARËSIA!
Nga ASLLAN DIBRANI

E Premte, 11.28.2014, 11:38am (GMT+1)




28 Nëntor 1912 një akt historik
ngrehu lart krenarinë e shqiptarëve
dëshmoj historinë dhe dinjitet
rrënoj mite e pushtues grabitqarë!

Ty Vlora heroike të mbeten
jetimet motra jashtë sofrës sate
jashtë trungut tënd mijë vjeçar
nga ziliqar e zullumqar!

Te mbeti bija jote Kosova nën Serbi
Motra e saj Çamëria nën Greqi
Plava, Guci,Ulqin e Malësi nën Mal të zi
Shkup,Tetovë ,Strugë e Ohër nën Maqedoni!?...

Duar e zemër të Kosovës, Preshevë ,
Bujanovc e Medvegjë prapë nën Serbi
Sanxhak Vranjë Kastrat e Toplicë djegë
kanë shkrumbua vrarë e përndjek

Na kanë rrudhë ngushu territore
ke mbet gjysmake oj tokë arbërore
nga pushtues e mercenarë në Rusi ,Greqi e Serbi
për ne është shume mëkat e ligësi!

Mëmë moj mëmë Shqipëri
vet i ke fajet me djelmëri
qe nuk u bashkuat kurrë në histori
me ta kthyer dinjitetin Shqipëri!

Akoma kërkojnë ujera në detin Jon
nuk u ngopen gjak e terror
po bëjnë pazare me tradhtar
kërkojnë Mitrovicën me shqiptarë!

E keni harruar Toplicen dhe gjakun e saj
bijën tonë Çamërinë
si mor maskarenj i thuani kësaj pavarësi
nuk është liri për Shqipëri as nuk mund ti themi Pavarësi!

Mblidhi bijat tua ku të kanë mbet Shqipëri
ke mjaft bija e djelmëri
te kanë ikë në dhe të huaj
mërgimi i ka kapluar por TY s'të kanë harruar!

Në shumë vende të shpërndarë
të masakruar e disa të vrarë,
në Amerikë ,Evropë e Australi
të dalin zot moj mëmë Shqipëri!

Të bashkuar të dalim për në Vlorë
të festojmë këtë një njëqindvjetor
te mos rrimë ma nën terror
te rrojë Shqipëria po në Vlorë !

Me një flamur e një gjuhë
me një gjak e histori
mos këqyrni fe,kanun e prapështi
ju te krishterë,mysliman ortodoks e bejtegjinjë!

Jeni shqiptarë e asgjë tjetër
të festojmë o vëllezër për një Shqipëri
Kur t’bashkohem te gjithë se bashku
t’ja kthej nderin mëmës Shqipëri , me Kosovë e Çamëri!

Do t’ju them: Me fat kjo Pavarësi!

ASLLAN DIBRANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
URIME PËR DITËN E FLAMURITNga AGIM GASHI (11.27.2014)
U DRODH THËLLËZA, ZOG I DLIRËNga PABLO NERUDA (11.27.2014)
ZALLAMAHINga RRUSTEM GECI (11.27.2014)
LULEVE QË VALVIT ERANga JERONIM DE RADA (11.27.2014)
TI JE SYRI QË NUK FLENga ARTUR VREKAJ (11.27.2014)
PO TË LË MBI TRYEZË KËTË POEZINga DRITA LUSHI (11.23.2014)
EKSPERIENCËNga THANI NAQO (11.21.2014)
KA RA BORË NË TROPOJËNga RAMIZ LUSHAJ (11.19.2014)
GJITHÇKA FEMËRORENga VASIL TABAKU (11.19.2014)
KUR NJË MËNGJESNga DRITËRO AGOLLI (11.18.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 

 
VOAL
[Shko lart]