E Hënë, 11.18.2019, 02:58pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
LEJLEKU
Nga DRITËRO AGOLLI

E Mërkurë, 12.10.2014, 03:16pm (GMT+1)



më vjen në mendje një shtëpi
nën mal mbi lumin me lajthi

një plep i vjetër ish në breg
ku kishte çerdhen një lejlek.

askush folenë s'e mban mend
që kur në plep kish zënë vend.

po dihet veç një gjë në fshat
që plepi tok me të u zgjat.

në sup e mori qysh i ri
e solli gjer në pleqëri.

sa gjenerata krra-krra-krra
u hodhën plepit krah me krah

u plakën, lindën, ikën larg
po s'e harruan atë prag

paçka se shkuan në mërgim
sërishmi erdhën fluturim

më vjen në mendje një shtëpi
me mollë, dardhë e avlli

dhe se harroj dot atë plep,
ku kishte çerdhen një lejlek

stërnip i tij akoma vjen
stërnip, ngjatjeta po të them

do pleqërojme ti dhe unë
si ne do lindin shumë e shumë
DRITËRO AGOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DITËT AS S'FLAKEN E AS S'MBLIDHENNga PABLO NERUDA (12.10.2014)
ËNDËRR E PASHË VALBONËNNga TAHIR BEZHANI (12.10.2014)
PËRKTHYESIKushtuar Afrim KoçitNga SINAN KËRPAÇI (12.07.2014)
KA ENDE DASHURINga DRITA LUSHI (12.06.2014)
PRANË MURIT TË NJË SHTËPIENga YEHUDA AMICHAI (12.05.2014)
PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJITNga AGIM GASHI (12.01.2014)
TI JE SYRI QË NUK FLENga ARTUR VREKAJ (12.01.2014)
LAMTUMIRË SOCIALIZËM!Nga SULEJMAN MATO (11.29.2014)
BABAI NËN BARRËN E MOSHËS KUJTONTE NGJYRËN KUQ E ZINga ASLLAN DIBRANI (11.28.2014)
KUR TË JETË E BASHKUAR KOSOVË, ÇAMËRI E SHQIPËRIA DO T'JU THEM ME FAT PAVARËSIA!Nga ASLLAN DIBRANI (11.28.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]