VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

O UJK QË NA HA TË GJITHËVE
Nga SINAN KËRPAÇI

E Enjte, 12.11.2014, 09:54am (GMT1)



Me qimet e ndritshme si argjend
sillesh somnambul nëpër gjumin tim
gojëhapur me plot dhëmbë ujku.

Zbrite nga malet dhe më ruan shtëpinë
që unë kur u çmenda e braktisa:
shtrihesh në krevatin tim si pasha,
dhe s`fle më nën lisa.

Nuk të dua, o zoti ujk në shtëpi,
s`të dua tek e kujtimeve dollibash,
aq më tepër të më nderesh dhe në shtat.
Sa më del gjumi me të zgjuarin flas :
po e marr çiften të mbushur, po iki në fshat…

Dhe do të qëlloj vërtet drejt e në mish
për të thënë fort: kur më kërkon shtëpinë
bëhem ujk, bëhem si ti, bëhem bishë.

Nga libri ne doreshkrim "PUTHJELODHURA"
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.