E Mërkurë, 07.24.2019, 03:04am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
LETËR ZOTIT
Nga PËRPARIM HYSI

E Enjte, 12.11.2014, 04:35pm (GMT+1)


"... dhe në ka pas menden
Me ma korit fisin,
Gjujma re, njitash,
Me kokërr rrfeje "

"Visaret e Kombit"



Zot, të lutem, a do më dëgjosh?
Zgjidh një palësyze me shkallën e lartë të dioptrisë,
Se vetëm kështu mund të shikosh
Gjithë ç'i kanë ndodhur Shqipërisë.
Nuk di se ç'hall të të rreshtoj më përpara
Sillem e sillem dhe dot nuk e zgjidh.
Ç'do të të rreshtoj, mos i merr si "pallavra"
Janë të vërteta që politikanët i vë në kryq.

Kur lutem që gjyslykët të jenë të mëdha
Se të mëdhaja janë dhe hallet që ka Shqipëria
Se ka gati një çerekshekulli (pa ca)
Kështu me halle,sado që ka ardhur demokracia.

Prona, Perëndi, nuk shkoi tek i Zoti
Kush qe "Herkul", prona zu me forcë
I varfri, ngopur ëndra, si Don Kishoti
A s'qe "Çeku i bardhë" që na ngopi me lugëboshë?!

Politika në Shqipëri ka kohë që loz"arushë"
Faji mbet "jetim"- xhaketë që s'e vesh njeri!
I varfri me ëndra: kovat zbraz e mbush
Dhe në vënd numëro, jemi Perëndi!

Fajin? Gjithmonë e ka kundërshtari
(Sado që qëndrojnë e rrojnë nën një çati)
- Këtë e pret burgu!- Tjetrin- litari!
Dhe lozin kungulleshkash në çdo qeveri.
Për vete, u mbathën. Brezash s'u dhëmb koka
( Hallku, si hallku! Si Sançua mbi gomar!)
Me sy prej njerke na sheh Evropa e bota:
- Bir Selman i nënës, kë të qajë më parë?
Arsimit iu vu kazma. Ca më keq shëndetësia
(As ka krahasim me vite më parë?!!!)
Perëndi, ta dish si është Shqipëria
Dhe sado durimmadh, do shpërtheje me të qarë.
Universitete plot; njësoj si parafallco
Diploma e master s'peshohen me kandar
Dhe mund të na ketë zili deri Monte-Karlo
Se provimet janë kthyer si në lojrat me kumar.
Spitalet kanë katandisur për faqe të zezë
Perëndi, je me fat që je atje, lart!
(Në spitale, sikur shkruhet:-Lani duartë nga çdo shpresë!)
Dhe nuk shkruaj me apriori, por është fakt.

Nuk ka ilaçe për sëmundje të rënda
Lëre shërbimi... po ku je, o Zot!
Je apo ke të sëmurë, si të të zërë nëma
Dhe mos kujto se po shkruaj kot.

Për vete, politikanët ia mbathin jashtë
- I bëjnë rrëke bythës,- thonë në Myzeqe!
Kur do vijë koha, që të themi "mjaft"
Perëndi, a nuk meritojnë ndonjë "rrufe?!"
Korrupsioni dhe hatëret sikur hedhin valle
Krimi sikur i shkel synë qeverisë
Drejtësia... "ha" thelën e madhe
Është e "pavarur" dhe çirret e kuis.
Dhe, kur iks gjyqtar ka "kursyer" miliona
E vihet me shpatulla para drejtësisë
Kthehen milionat në ca "napolona"
(Se është i "pavarur",ç'i duhet qeverisë?)
Zot. të lutem, "lexoje" letrën time
Dhe hidhi sytë përmbi Shqipëri
Kush të ketë faj, bëje copë e thërrime!
Se nuk ka më të bukur se Shqipëria, Perëndi!

Ata që imazhin e saj duan të prishin
Ata që janë majmur dhe bërë si mamutha
Dua që të gjithë të përballen me ligjin
Barabar para ligjit,siç e ka Kushtetuta.

Në se drejtësia vazhdon e fle gjumë,
(Të paktën siç ka ndodhur gjer tani!)
Perëndi, zgjidh mallkimin që dhëmb më shumë!
Se vetëm kështu, do shpëtojmë, Perëndi!

Tash, tek mbarova, kam rënë në ngjunjë
Dhe zë e ta puth dorën tënde të ngrohtë.
-Kush në Shqipëri kërkon të bëjë rrëmujë,
Perëndi, lësho rrufenë e lëre në vënd-top!

Tiranë, 14 qershor 2014


PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
O UJK QË NA HA TË GJITHËVENga SINAN KËRPAÇI (12.11.2014)
DITA E VERËSNga MARY OLIVER (12.10.2014)
KU MBETI NDERI E DASHURIANga AGIM GASHI (12.10.2014)
LEJLEKUNga DRITËRO AGOLLI (12.10.2014)
DITËT AS S'FLAKEN E AS S'MBLIDHENNga PABLO NERUDA (12.10.2014)
ËNDËRR E PASHË VALBONËNNga TAHIR BEZHANI (12.10.2014)
PËRKTHYESIKushtuar Afrim KoçitNga SINAN KËRPAÇI (12.07.2014)
KA ENDE DASHURINga DRITA LUSHI (12.06.2014)
PRANË MURIT TË NJË SHTËPIENga YEHUDA AMICHAI (12.05.2014)
PRAP PO QAN FLAMURI I GJERGJITNga AGIM GASHI (12.01.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Korrik 2019  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31      
 

 
VOAL
[Shko lart]