VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

POETI
Nga SULEJMAN MATO

E Enjte, 12.18.2014, 09:41am (GMT1)



Me pamje filozofike vëren njerëzimin si lëviz,
drejt meskiniteteve të jetës, karrierës, postit,
Ai olimpik, sikur zbret nga lartësitë,
i menduar qendron midis jetës dhe vdekjes.

Nuk qenka në takime ku përplasen fjalë,
Aty ku mediokrit lavdërojnë mediokritetin.
Me sy filozofik vëren një gjethe tek bie,
sikur të zbulonte ligjin e gravitetit.

Ka kohë që s’ka botuar asgjë në gazeta.
Mediokrit fërkojnë duart:-“Dështoi. Heshti…!”
A e dini ku është ? S' ndodhet fare në tokë.
Bën marrëveshje me yjet, me universin.
SULEJMAN MATO


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.