VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SONTE NJERËZ ËSHTË ÇASTI SHPIRTIN PËR TA KULLUAR
Miq e mike gezuar festat e fundvitit!
Nga NIKOLL N ULNDREAJ

E Djelë, 12.28.2014, 10:50am (GMT1)



Le të derdhen gjithë mëritë e botes nëpër degët e mia
Buzëqeshje mëngjeseve tokësore t’u sjell
Zemra t’u rrahë si ujë në shtjellë
Paqe, mirqenie, lumturi, gëzime në shpirt të gjejë njerëzia...

Askush brengë të thyer në shpirt kurrë më të mos ketë
As rrugë skamnore shtruar me pluhur bloze
Pendimi t’ndez zjarre shprese, të çel lule mimoze
Ujërat rrëmishtorë të errëta të derdhen shpirtit tim det...

Sonte është çasti njerëz shpirtin tuaj për ta kulluar
Hidhmini në varkën e zemres time t ‘mos keni njollë
Në pranverë lind një tjetër Nikollë
Një tjetër poet për lumturi njerëzore është kryqëzuar...
NIKOLL NDOK ULNDREAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.