VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PA ZOR DHE PA ORAR
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 01.04.2015, 11:13am (GMT1)



Në rininë time
të puthurën me duartrokitje
ma kërkonin;

symbyllurën,
të brendshmen,
të nënëdheshmen,
ëndërrimtaren,
themeletundësen
nuk ma donin

saqë e flaka me neveri
atë të puthur “koti” me duartrokitje,
bëra si më tha te veshi Zoti
kur vuri dorë te ky udhëtar:

“dhashë shpirt”
tek e puthura pa zor dhe pa orar,
ose te 36 shkronja alfabeti
që krijojnë në gjuhën shqipe fjalë

t`i këndoj atij që sa erdhi në jetë
dhe atij që po sot sa u var në litar
në të parën e pesëmbëdhjetës.

1. 1. 2015
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.