E Hënë, 11.18.2019, 12:13pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DITËT
Nga GJIN GJONPALI

E Djelë, 01.04.2015, 06:12pm (GMT+1)



Ne iu kërkojmë ditëve lumturi,
Ato na e falin sipas mënyrës së tyre,
E ne lumturohemi deri në shtat qiej.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne ju kërkojmë ditëve gëzime,
Po ato ngatërrohen e na japin edhe brenga,
E ne i fajsojmë e nxihemi sterrë.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve dashuri,
Ato na e shpërfaqin sipas mënyrës së tyre,
E ne digjemi flakë ndjesive të kaltra.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve, rini të përjetshme,
Po ato na zbulojnë thinja me imazhe vjeshte,
E ne zhgënjehemi në pafuqinë e tyre.

Por ditët nuk janë tonat…

Ne iu kërkojmë ditëve të tjera ditë,
Po ato sosen për ne e shtohen për të tjerët,
E ne iluziojmë për tjetër jetë.

Pa e mësuar kurrë se ditët nuk janë tonat.
GJIN GJONPALI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PA ZOR DHE PA ORARNga SINAN KËRPAÇI (01.04.2015)
ULISINga FERNANDO PESSOA (01.02.2015)
MOSHA IMENga THANI NAQO (01.02.2015)
DUKE DEKORUAR BREDHIN E VITIT TË RINga ARTUR VREKAJ (01.01.2015)
ZHGABA DHE ZHABANga PETRO LUARASI (12.31.2014)
VITI I RI NA JEP SHPRESËNga KUJTIM MATELI (12.31.2014)
NJË FLETË E RRËZUAR!Nga ZEQIR LUSHAJ (12.28.2014)
SONTE NJERËZ ËSHTË ÇASTI SHPIRTIN PËR TA KULLUARMiq e mike gezuar festat e fundvitit!Nga NIKOLL N ULNDREAJ (12.28.2014)
POEZI QË S`MBARON KURRËNga YEHUDA AMICHAI (12.26.2014)
MALLI PËR HERONJTËNga DRITËRO AGOLLI (12.26.2014)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]