VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

E BUKURA E KOSOVËS
Nga RRUSTEM GECI

E Hënë, 01.05.2015, 06:20pm (GMT1)



Gjinjët i kam grurë të bardhë
buzët i kam të kuqe si qershi
jemi në tokën e dashurisë
në një kopësht plotë me lule

Më quaj (tënden) i dashur
të quaj (timen) o shpirt
për ty kam ardhur sot këtu
të jem sonte vetëm me ty

Në këtë jetë të përkohshme
më puth dhe më përqafo
gjinjët i kam grurë të bardhë
buzët i kam të kuqe si qershi

Të jetojmë këtë çast o shpirt
jemi me jetë të përkohshme
dashurisë si shpëton njeri
dashuria është e të gjithëve!..

poezi nga libri "Kanuni poetik - Dortmund, 2005
RRUSTEM GECI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.