VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DRILONI I KOMANDANTIT
Nga SINAN KËRPAÇI

E Premte, 01.16.2015, 11:03am (GMT1)


Ëndrrat ishin në Drilon kur më quanin “Bunker”
dhe nuk besoja më fare te perëndia.

Nuk isha si tani i veshur kaq sportiv:
në brez unë mbaja një hekur sovjetik “TT”
dhe në ballë kisha mbërthyer me pesë gozhdë një yll.

Liqeni ishte po ky e unë nuk u lava njëherë,
dhe malet për rreth ishin po këto
ndërsa për Lasgushin flitej sheshit se ishte jerm.

Këtu mësova t`i lidhja duart mbrapa si Komandanti,
këtu unë ushqeja një ëndërr: t`i ngjaja Enver Hoxhës.

Me të lidhurat e mia desha të zgjidhja të botës!

Në Drilon, në Liqen, me malet përreth,
me shëtitjet e zgjatura të Komandantit Legjendar,
me peshqit që i shtyja në tufë te grepi i tij
dhe Lasgushin e shpallur në heshtje botërisht si jerm
ku gjeja në vetmi ca çaste për të qarë.

Nga libri i ri ne doreshkrim me titull paraprak “PUTHJELODHURA”
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.