VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LUTJE
Nga SINAN KËRPAÇI

E Mërkurë, 01.21.2015, 04:31pm (GMT1)



Në vendin e gjigantit, poetit baba - Uitman
një teke raki rrushi pa zinxhir në qafë
kushton në qelq vetëm pesë dollarë.

Tek fjala nuk bie në vesh të shurdhër.

Mos e pini patriotët e mi të dhembshur,
kurseni, o bujarë të oqeanit vetëm një ditë
pesë jeshilë të bekuar në Amerikë!

Për të blerë librin e atdheut mungesë
mjaftojnë pesë që nuk prishen pa vend
ku s`besohet kurrë në Zot sa në para
dhe “i shitet” me flori botës mend.

Kurseni pesë të bekuar, pesë jeshilë
t`ju blerojë biblioteka me të munguarin tim,
o vëllezër “kurnacë” plot shpirt në Amerikë.

(Nga libri në dorëshkrim...)
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.