VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

MALLI PËR VENDLINDJEN
Nga AHMET KOLGJINI

E Martë, 01.27.2015, 09:55am (GMT1)



Foshnje më rrëmbyen nga gjini yt
Të fundit pashë Gjalliçën kapuç -bardhë
Pastaj gjithçka nëpër mistër u zhyt…
Oh, malli po më djeg, se due me ardhë

Sërish të shoh Gjalliçën si shkërbe
Veshun në jeshil me gajtana bore
Kryet e argjentë krenare përmbi re
Kambët mbështetun fort nëpër tërthore

Që me dashuni ia freskojnë Drinat
Dhe lulet që rreziten në pranverë
Rudat që kullosin… Të shoh trimat

Sesi n’betejë u turrën si skifterë
Të shoh Qafën, Kullën, historine
Gjurmët e atyne që për komb u shkrinë…
AHMET KOLGJINI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.