E Martë, 08.20.2019, 03:08pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
BISEDË E HERSHME ME BUZON
Nga QERIM SKËNDERAJ

E Hënë, 02.02.2015, 03:59pm (GMT+1)


Kokëqethur me gërshërë,
tullac, shkallë – shkallë,
i brishtë, si syth i pabërë,
rrëshqita në hall.

Sapo dalë nga mituria,
supet m'u rrëzuan.
Sytë ndezur si shkëndija,
shpejt u gropëzuan.

Nëpër rripa e përrenj
pas dhive të serta,
fluturoja si mëllënjë,
zhurmoja si bleta.

Zhurmoja, po kush dëgjonte
veç honit pa fund.
Një nga një i numëronte
kur shkurtoja drutë.

Dora si putrëz me ashkla
mbërthehej në lisa.
Një nga një degët e tyre
nisja të krasisja.

Kur befas shfaqej një bishë
bërtisja si burr.
Ndjeja rrëqethje në mish,
dorën në ushkur.

Buzon kisha mik për kokë,
nuk ma ndante gjurmën.
Sokëllinim të dy tokë
për të mbledhur tufën.

Ndonjëherë pët t'u qetuar
hijes së një plepi,
bisedën fillonim shtruar
si përkundje djepi:

Eh, or Buzo këmbëgjati,
Buzo turihollë.
Si do të bëjë unë i ngrati,
do të mbetem pa shkollë!

Vdekja më la pa baba,
si dhe ty pa nënë.
Befas e mori në krahë
një natë me hënë.

Iku për të zezën time
të mbetem në shkrepa,
plotë trishtim edhe mundime
prapa dhive shterpa.

Naimi për bagëtinë
shkroi një poemë.
S'do t'u kish dhënë bekim
pa bërë Zosimenë*.

Po ti Buzo, s'e kupton
çdo të thotë shkollë?!
Sytë, pse i rrotullon
Buzo turihollë?!

Ja, në çantë kam një poet,
rus, e thonë Pushkin.
Hokatar dhe nëpër stepë
e qanë poezinë.

Dhe një tjetër më të ri
që s'i ndahem dot,
se është Zot për dashuri
dhe për vdekjen, Zot!

Unë, o Buzo, nën hije
shpesh i kam lexuar.
Po kështu, i çalë, pa dije,
mirë s'i kam kuptuar!

Ka ndër ta mjaftë figura
dhe finesë të hollë.
Sinonime, metafora,
që kërkojnë shkollë.

Mirë, këngën e mësoj
nga zogjtë në pemë,
se me mendje fluturoj
ku ngrejnë folenë.

Më ke parë kur i dëgjoj
se si cicërojnë?
Sytë më çelen tek vështroj
nga malli lotojnë.

Po më thuaj, o i uruar,
më shkon ligjërimi?
Është ujë i turbulluar,
a rrjedhë burimi?!

Në se zëri del i çjerrë
për të sokëllirë,
le të bëhem si të tjerë
një çoban i mirë!

Për këtë nuk duhet shkollë,
o Buzo, aman.
Mjafton një kërrabë e hollë
dhe një shtrungë në stan.

Po qe se fati e sjellë
të shtrihem atje,
unë yjet do percjellë
buzë ditës së re.

Zilet do t'më gjejnë zgjuar
pa zbardhur agimi,
ëmbël duke biseduar
me vargje Naimi.

Do të zgjoj lulet të çelin,
do të sodis një flutur,
bletët kur nektarin vjelin,
thëllëzën e bukur.

Pa më thuaj Buzo trimi,
më thuaj vërtetë.
Për çoban rrjedh ligjërimi,
apo për poet?

Unë e ndjej, se nëna ime
diçka më ka dhënë,
të bie në ëndërrime
netëve me hënë.

Shpirtit tim pak të trazuar
i ka hedhur dritë,
që do të vijë duke u shuar
nga viti në vit.

Nga ky vend tepër i mbyllur
s'di si do të dal.
Do doja botën ta shihja,
jo si provincial.

Shkolla, Buzo, vetëm shkolla
mund të bëjë njeri.
Ndryshe të gërryen mola,
s'je për poezi...

Mars 1991


QERIM SKËNDERAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FATKEQËSITËNga PABLO NERUDA (02.02.2015)
MJEGULLI I DASHURISËNga DRITËRO AGOLLI (01.31.2015)
PËRTEJ TË PUTHURËSNga SINAN KËRPAÇI (01.29.2015)
KA - DA - RE - Ose gjashtë shkronja - shkreptimë rrufeje -Nga ZEQIR LUSHAJ (01.28.2015)
MALLI PËR VENDLINDJENNga AHMET KOLGJINI (01.27.2015)
ELEGJI PËR POETIN FERHAT ÇAKËRRINga QERIM SKËNDERAJ (01.27.2015)
ME SHITË GAZETA!-Pyetje, krejt e sinqertë …, e një simpatizanti - ( Gegaj, Tropojë, 1975)Nga ZEQIR LUSHAJ (01.25.2015)
LUTJENga SINAN KËRPAÇI (01.21.2015)
ZANGRANga JACQUES BREL (01.20.2015)
'SONTE JE BAJRAK NDËR ÇIKA…'- Një shoqes time, në natën e martesës - Bajram Curri 1976-Nga ZEQIR LUSHAJ (01.19.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 

 
VOAL
[Shko lart]