VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR ATDHEUN
Nga SABIT GECAJ

E Shtunë, 02.07.2015, 04:35pm (GMT1)


Vritemi a duhemi
Të vendosim sonte
Se nesër ka protestë
Nesër mund te jetë dje

A vritemi
Tu ba dashni
Unë po i bie rrotull lamës
Ti gjuaje mullarin e sanës

Pra a bajmë dashni
Unë e ti
A e masim qiellin
Dhe kur të arrijmë në mes
Do të shohim hartën e atdheut
Qentë që e kafshojnë

Dashni a bajmë
A luftojmë për Atdheun

Apo
Ka kush lufton për të
Ata që po e hanë natën
Për Atdheun gjithçka
E shuajnë edhe dritën…

© sgecaj
SABIT GECAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.