VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

SUPERFUQIA
Nga SINAN KËRPAÇI

E Shtunë, 02.07.2015, 05:09pm (GMT1)



Nëpunës i lodhur ambasade, mospërfillës,
këtu e deri në Alaskë indiferent,
më i lodhur se unë nga qëndrimi i gjatë
në transhenë e shekullit njëzetë.

Mbeta majë një bregu me kundërajrorin tim
duke të pritur me syrin në shënjestër
armiku im i jetës.

Unë një bam nga bunkeri e ti në të sëmës!

A s`e ndjen si rrëfehem superarmiku im?!
Nuk më thirre ti, erdha vetë,
erdha të flas atë që mendova pesëdhjetë vjet:
unë njëherë bam e ti në të sëmës!

Nuk më thirrët Ju, erdha me këmbët e mia
të rrëfehem si e ndjeja atë pushtim
dhe të dal që këtu me një vizë amerikane,
o miku im i madh, o ish armik.
Ju s`erdhët tek unë, po vij unë atje
të të pushtoj me varfëri, Amerikë!

2012 – 2015, Bar “MATEO”
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.