E Premte, 12.13.2019, 12:51am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
SHI DHE VETËM SHI*
Nga PËRPARIM HYSI

E Martë, 02.10.2015, 08:23am (GMT+1)


Zbritën qiejtë përmbi tokë
Shiu litar e papushim
Dhe gjëmimat qenë me okë
Nuk qe shi, po është vidhimë.

Tokat, thuaj, u përmbytën
Rrugë nuk duket, kthyer: kënetë!
Ne që shohim, lebetitëm
Se s'qe shi, po qe rrëmet!

Sinoptika jep alarmin
(Informon për çdo minut!)
Ne me sy ndjekim ekranin
Në dy këmbë, një këpucë!!!

Mjerë ata që u përmbytën
Vendbanimet kthyer në ishull
Edhe ne u lebetitëm
Si dikush të na rrahë me fshikull.

Me sy mbetëm tek ekrani
Jemi pranë qeverisë
Se në gjumë s'e zu alarmi
Po qenë pranë njerëzisë.

Duan të ndreqin, çfarë u prish
Fajin nuk e kthyen "stafetë"
(Jo kush qe dhe jo kush ish?!!!)
Por mbi supe e mbajnë vet.

Mirë do ishte krah për krah
Me pushtet dhe opozitë
(Një bën "oh", tjetri "ah!")
Sikur ne s'shohim nga sytë.

Kur sheh ndihmat që vërshojnë
Nga gjithëkrahët, s'ka më mirë!
Nga Kosova plot kamionë
Të përmbyturit ndihen mirë.

Njerëzi duan solidaritet
Jo ndasi. As karshillëk.
Opozitë dhe pushtet
Dorë për dorë, ndryshe:- Jazëk!

Jazëk kush do përfitime
Në një kohë kur ka rrezik
Janë të kota ato shfrime
Kur çdo gjë shihet açik...


* enkas për përmbytjet
 
Tiranë, 8 shkurt 2015

PËRPARIM HYSI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
MOS IKNI NGA TOKA MËMËNga ZEF MULAJ (02.08.2015)
SUPERFUQIANga SINAN KËRPAÇI (02.07.2015)
PËR ATDHEUNNga SABIT GECAJ (02.07.2015)
ENIGMA E TË SHQETËSUARVENga PABLO NERUDA (02.07.2015)
LE T'I DALI FLAKA E TYMINga MUSTAFË RUGOVA (02.05.2015)
KOKËFORTËT JANË TË MADHËRISHËMNga SULEJMAN MATO (02.04.2015)
PASURI PËR T`U NDARËNga SINAN KËRPAÇI (02.04.2015)
MIRËMENGJES ATDHE!Nga AGIM GASHI (02.04.2015)
BISEDË E HERSHME ME BUZONNga QERIM SKËNDERAJ (02.02.2015)
FATKEQËSITËNga PABLO NERUDA (02.02.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 

 
VOAL
[Shko lart]