VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MOS MA KUJTONga DRITËRO AGOLLI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:46pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
MOS MA KUJTO
Nga DRITËRO AGOLLI

E Enjte, 02.19.2015, 04:35pm (GMT+1)



E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pesova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s'u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!
DRITËRO AGOLLI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
HESHTJENga SINAN KËRPAÇI (02.17.2015)
LUTJA E NËNËSNga AGIM GASHI (02.17.2015)
KTHIMI I LULEBORËSNga RRUSTEM GECI (02.17.2015)
DHIMBJE DHE MALL(Emocione nga vizita ime e parë në Kosovë)Nga ALBANA MELYSHI LIFSCHIN (02.17.2015)
ËNDËRR E NGUJUARNga THANI NAQO (02.14.2015)
AH KURBET QOFSH I MALLKUEM(Në frymën popullore)Nga AGIM GASHI (02.12.2015)
HËNË E LODHURNga NEKI LULAJ (02.11.2015)
SHI DHE VETËM SHI*Nga PËRPARIM HYSI (02.10.2015)
MOS IKNI NGA TOKA MËMËNga ZEF MULAJ (02.08.2015)
SUPERFUQIANga SINAN KËRPAÇI (02.07.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]