VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

PËR NJË SYTH QË LASTARON
Nga ARTUR VREKAJ

E Premte, 02.20.2015, 09:14am (GMT1)


Çel një syth në vakt të vaktit,
një syth pjergulle, vetëm një;
Nga kalem i eshkur dimrit,
nën dëborë pa frymë, pa zë.

Çel një syth e ngjiz lastarin,
lëngur, gjethur në mesprill;
Diell pi n’sy të beharit,
brumos, ngjyros klorofil.

Sikur një vresht më gëzon
një syth mua mërgimtarit;
Më nxjerr mallin e Shqipërisë,
harlisur ledhesh beharit!

Me duar ja shkrifëroj dheun,
që të frymet në mesprill;
Majë kalemit lart mbidheut,
vjen e këndon një bilbil!

Gazur nga mik i pranverës,
dehur gjakun kapilarëve,
Nder shpirtin në krah të erës,
mjalt nën zë vargje shqiptare!

Ligjëron dhe Amerikës
si Shqipërisë ky bilbil;
Lastarnjomit, fijelidhur
pas vargut tim në mesprill!

Dielli prushet mbi çati,
kur sheh rrugës tij shtegtare,
një bilbil e një shqiptar
pas këngës harruar fare!

Për një syth që lastaron,
për një mall që mall pikon!

2012 Nga libri Klithmëlindje.
ARTUR VREKAJ


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.