VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJË MENDIM VETËTIMTHI
Nga DRITËRO AGOLLI

E Mërkurë, 02.25.2015, 07:40pm (GMT1)




I humba të gjitha, po lypës s'u ktheva,
S'ia zgjata doren askujt dhe veten e mbajta.
Ç'u bënë vajzat më të bukura Drita, Maria dhe Eva?
Atyre dorën me gaz mund t'ua mbaja.

Po të gjitha ato u plakën si unë
Dhe bukurinë e dikurshme s'e kanë,
Megjithatë drejt tyre synoj nganjëhere më shumë
Sesa drejt guhakërve me qyrk e famë.

I humba të gjitha, më mbetën vetëm kujtimet dhe kockat,
Më mbeti lekura dhe bebja e syrit tok me shkëndijat.
Tani përballë shtëpisë sime këndojnë bretkosat,
Gëzohem se janë të gjitha të mijat.

DRITËRO AGOLLI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.