VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR MUNDJA SUPERFUQITË
Nga SINAN KËRPAÇI

E Djelë, 03.01.2015, 12:29pm (GMT1)



Nuk ishte një e fuqishme që e mundja unë,
ishin dy që i çoja në të sëmës,
dhe në çmendurinë time aspak i frikësuar.

Kishin një emër: SUPERFUQI PËR TË PUSHTUAR.

Komandanti te Selia shkruante kujtime përralla,
unë luftoja me superfuqitë në hartë te çadra.

Në një krah më godisnin ata që devijuan – sovjetikët,
në tjetrin më binin egër amerikanët.
Po tanët, ku ishin tanët, aleatët!?

Nga kombinati im i armëve
i fala një automatik kallash Çe Gevarës.

Ndeshesha majëmaleve me superfuqitë:
dhjetë milionë armë për tre milionë shpirt.

Po përrallat Komandantit kush ia kallzonte përditë?!

Ah përrallat, përrallat në pauzat e luftimeve
nuk më linin kohë të mjekoja plagët,
të varrosja të vrarët e mi. Të vrarët!

Nga libri në dorëshkrim “PUTHJELODHURA”
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.