E Premte, 08.07.2020, 10:46am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
DASHURI ME SHIKIM TË PARË
Poezi nga WISLAWA SZYMBORSKA

E Djelë, 03.08.2015, 11:15am (GMT+1)


Janë të dy të bindur
se një ndjenjë e përnjëhershme i bashkon.
Është e bukur një siguri e tillë,
por pasiguria është më e bukur.

Duke mos qenë të njohur më parë, besojnë
se nuk ka ndodhur kurrë ndonjë gjë mes tyre.
Por çfarë mendojnë rrugët, shkallët, korridoret
ku prej shumë kohësh mund të takoheshin?

Do të doja t'i pyesja
nëse nuk e kujtojnë -
një përballje sy më sy ndoshta
një herë në portën rrotulluese?
një "më fal" në rrëmujë?
një "keni gabuar numrin" në receptor?
- por e di përgjigjen.
Jo, nuk e kujtojnë.

Do të habiteshin po ta dinin
se para pak çastesh
rasti ishte duke lozur me ta.
Ende jo aq krejt i gatshëm
të përshtatej për fatin e tyre,
i afronte dhe largonte,
ua priste atyre rrugën
e duke u hingërizur
i shmangte me një kërcim.

Patët shenja, shenjëza,
ç'rëndësi ka se të padëshifrueshme.
Ndoshta tri vjet të shkuara
apo të martën e shkuar
një gjethe fluturoi
nga supi i njërit tek i tjetrës?
Diçka qe humbur apo diçka qe gjetur.
Kushedi nëse topi
mes shkurreve të fëmijërisë?

Qenë dorëza a zile portash
mbi të cilat dikur
një prekje vihej mbi një prekje tjetër.
Valixhe një mbi një në magazinën e bagazheve.
Një natë, ndoshta, të njëjtën ëndërr,
menjëherë turbulluar pas zgjimit.

Çdo fillim në fakt
është një vazhdim
e libri i ngjarjeve
është gjithmonjë i hapur përgjysmë.
Shqipëroi: ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEMI NJË KOMBNga SYLË BAJRAMI (03.08.2015)
KUR MOS TË TË DUA MË…Nga DRITA LUSHI (03.06.2015)
NJË SHKREPËSENga DRITËRO AGOLLI (03.05.2015)
AROME FEMIJENga LUMO KOLLESHI (03.05.2015)
MARSI IM(Që nga 1958-a)Nga FETI ZENELI (03.02.2015)
XHIXHILÉNga THANI NAQO (03.01.2015)
MOS MA VRISNI ATË PAK LIRINga AGIM GASHI (03.01.2015)
ZEMRA E FEMRËSNga VASIL TABAKU (03.01.2015)
KUR MUNDJA SUPERFUQITËNga SINAN KËRPAÇI (03.01.2015)
STANI NË BJESHKË TË KAKISËNga PAL NEÇAJ, NY, USA (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 

 
VOAL
[Shko lart]