E Enjte, 11.14.2019, 07:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NË GJUNJ, O BOTË VRASTARE!
Nga NAMIK SELMANI

E Mërkurë, 03.11.2015, 10:15am (GMT+1)


Sonte dua ta kap për fyti me litarë ligësinë e botës
Atë trimoshen, llafazanen, atë që të zë rrugën me gurë
Atë drizanen që të sjell borën dhe në mes të odës
Atë që kërkon të të verbojë dhe në gjumë

Sonte
Dua që ta vë në gijotinë
Botën e egër, të errët
Atq që të shuan semaforët e blertë me të frikshmet sirena
Që të ngrin këngën pa e nisur në buzën e rreshkët
Që të vret nja dashuri të re që ia do zemra

Sonte
Dua që t’ia heq kallajin kësaj bote kaq të shtirur
Me thonj, me dhëmbë me mijëra vargje e fjalë
Se boll na kanë vjedhur diellin që e kanë lënë dhe pa lindur
Se boll na e kanë vjedhur dritën e hënës drapërartë

Sonte
Dua ta mund këtë botë me zemrën si shatërvan mirësie
Me zemrën që buron rreze drite engjëllore që më ka lumturuar
Në gjunjë , o botë, kudo që ti hedh shigjeta ligësie
Në gjunjë, të them se sot jam vetë fitimtarja kurorë kristaluar
Ah sonteee, në këtë mbrëmje tetori
Më erdhi ligësia
Po sërish nga dera e mundur doli
NAMIK SELMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËR MENDELEJEVITNga THANI NAQO (03.10.2015)
HESHTJE E PËRGJUMURNga TAHIR BEZHANI (03.09.2015)
DASHURI ME SHIKIM TË PARËPoezi nga WISLAWA SZYMBORSKA (03.08.2015)
JEMI NJË KOMBNga SYLË BAJRAMI (03.08.2015)
KUR MOS TË TË DUA MË…Nga DRITA LUSHI (03.06.2015)
NJË SHKREPËSENga DRITËRO AGOLLI (03.05.2015)
AROME FEMIJENga LUMO KOLLESHI (03.05.2015)
MARSI IM(Që nga 1958-a)Nga FETI ZENELI (03.02.2015)
XHIXHILÉNga THANI NAQO (03.01.2015)
MOS MA VRISNI ATË PAK LIRINga AGIM GASHI (03.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]