SA I DUA FEMRAT Nga SINAN KËRPAÇ
E Premte, 03.20.2015, 10:02am (GMT+1)
Unë femrat i dua shumë, shumë fare,
për këtë mund t'ju shërbej si abetare.
U ngjitem si pemëve për fletëve,
dhe asnjëherë s'i dua sa vargjet e poetëve.
Oh, femrat, magjiket, në shumës i dua!
Pse shpesh harroj edhe atë
që fle me mua?!
Kjo më ndodh kur them me vete
vargjet me magji të poetëve:
harroj gjithë të dashurat dhe të fundit gruan.
Edhe në gjumë "çmendurinë" ua belbëzoj
kur i dua.
E shtratit më afron dorën te goja si të thotë:
këtu, o i marrë, je me mua!
Gënjeva për femrat, të çmendurit dua
kur u këndojnë "grykëzënave"!
SINAN KËRPAÇI
|