E Mërkurë, 11.13.2019, 04:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
NOVRUZI KY SULLTAN
Nga NOVRUZ SHEHU

E Hënë, 03.23.2015, 11:19am (GMT+1)



Sot Novruzi, ky Sulltan i terefuqishem
kaloi oqeanet, kontinentet, malet e qiejt
Me shputat e tij prej limfe, drite, ajri
na zbuloi si dikur Adamin
duke ecur mbi fasaden e Henes
dhe mbasi vendosi ne kafkat tona nga nje fidan prej dielli
thirri qingjat te uleshin ne gjunjet e tij te sterlodhur,
ua lidhi syte me shami te mos te shihnin presat e thikave...

Sot Novruzi, ky Sulltan i madherishem
grisi rete dhe thirri aty tere vajzat
te zbukuronin boten,
te zbulonin pulpet e te
shtonin deget e tere pemeve
te kryeqytetit te Tiranes,
duke qeshur aq fort e duke u puthur aq etshem
saqe Dajti vrau kulcedrat qe e rrethonin
dhe la ujin te rridhte i fresket e i pastert ne te tera anet.

Te vdekurit i krisen pllakat
me eshtrat qe mbanin udhetimin e reumatizmave
te shihnin ata qe kishin lindur
dhe bijte
tundnen mjegullen e dielleruar
nga gjaku i qingjave aty tek lulet e varreve,
Te moshuarit hodhen teje jorganet
dhe zbuan vdekjen per nje here tjeter....

Te dashuruarit harruan
se ua kishin perplasur deren punepadhenesit e dehur
me vere e seks ne nje bujtine te parlamenit
tritoli u kollit e u zvarrit neper pusetat
pa krye ne nofullat e tortuareve,
kryetari Kuvendit hengri nje kofshe pule
dhe u shnderrua ne Shenjt,
si gjithe shenjtoret e prodhuar gjate ketij shekulli.
Nena qe me vendosi emrin e Sulltanit
e bindur se do te behesha bir i madh se isha bir i saj
ne nje fshat ku diellin e shpinim tek puset e erret
me perthjyerjen tek faqet e pasqyrave
apo ta xhamave te thyer me llastikat
e feminise se pagdhendur,
me afron nje luleshqere te mbire prane varrit te saj
e bindur se do t'ua vendos qingjave qe dhane gjakun
ne kete dite te therjes se madhe per diten e madhe...

Eh Sulltani i emrit tim Novruz,
Eh nena ime me emrin Zane...
Po une , jam vetem nje qengj, MOJ,...
qengj- kurban i Botes se pa ane:

Vetëtherem
ne Tirane...

22 mars, Ora 22 e 05'
NOVRUZ SHEHU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZEMRA ÇAPKËNE  E MARRËNga VASIL TABAKU (03.23.2015)
P R I Z R E N IPoezi promemoriale nga RRUSTEM GECI (03.20.2015)
SA I DUA FEMRATNga SINAN KËRPAÇ (03.20.2015)
GJETHI NË THALHAM*Nga SEJDI BERISHA (03.19.2015)
KAU E ZEUSINga THANI NAQO (03.15.2015)
NË DITËN E VERËSNga SABIT GECAJ (03.14.2015)
NË GJUNJ, O BOTË VRASTARE!Nga NAMIK SELMANI (03.11.2015)
LETËR MENDELEJEVITNga THANI NAQO (03.10.2015)
HESHTJE E PËRGJUMURNga TAHIR BEZHANI (03.09.2015)
DASHURI ME SHIKIM TË PARËPoezi nga WISLAWA SZYMBORSKA (03.08.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 

 
VOAL
[Shko lart]