Nën yje u puthëm, mbi borë e nën shi ,
Hëna e Zeusi nuk di pse heshtën.
Mbase, se isha kaçak e stuhi,
Nga frika më lanë të puth hyjneshën.
Shkrepëtin Zeusi netët tropikale,
Fshehurazi hëna vjen e përgjon,
Përmes kortinave hyn e del si ngjalë,
Më puth e malluar, psherëtin e shkon.
Dikur rrëmbeva puthjen e parë,
Pa e pyetur "më do, apo jo."
Më ndolli si vajzë, e ndolla si djalë,
Dhe ende s' ka thënë as "po", as "jo."
2015