VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

KUR U KTHJELLUA
Nga SINAN KËRPAÇI

E Mërkurë, 04.08.2015, 10:12am (GMT1)



“Ka mbaruar ky vend,
nuk shiten më as plehrat e mia;
ti që shkon deri në Kinë
a do më marrësh edhe mua
me të gjithë robt që i kam te shpia?!”

E kishte zënë gjumi mbi gazeta
duke parë ëndrra për të braktisur atdheun.

Kur u përmend i trembur nxorri gazetën letrare
dhe tha po nëpër gjume: edhe këtë e blen ti!

Kur u kthjellua edhe pak më shumë vazhdoi:
do t`i shes të gjitha, të gjitha,
po më more në Kinë.
Nuk ishte më në ëndërr kur e tha...

E shkruar në orën 7.30, datë 5, 4, 2015 te kioska e gazetave
SINAN KËRPAÇI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.