VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTMENga FLORI BRUQI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 07:43am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 

KRIMI KIBERNETIK, SFIDË PËR SHOQËRINË E SOTME

Nga FLORI BRUQI


E Premte, 08.13.2010, 10:23am (GMT+1)

Themelues i kibernetikës është Hajnc fon Ferster (Heinz von Foerster), "Sokrati kibernetikes" (Në foto)...

Krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë.

Përdorimi i teknologjive të reja të informacionit dhe veçanërisht i Internetit ka marrë një rëndësi të veçantë në jetën e përditshme.

Ky fenomen prek jo vetëm aktivitetet e një organizmi qoftë ai shtetëror apo privat, i implikuar në sferën e biznesit apo të një aktiviteti jo fitimprurës, por mund të prekë dhe njeriun e thjeshtë në aktivitetin e tij të përditshëm, në sferën e tij private apo profesionale.

Kosova dhe krimi kibernetik

http://www.youtube.com/watch?v=ReHkCYLtkVU

Si çdo teknologji e re e vënë në dispozicion të një numri të madh përdoruesish, Interneti paraqet jo vetëm të mira dhe përfitime, por në të njëjtën kohë dhe një sërë problemesh. Duke qenë një teknologji "e liberalizuar" prej disa kohësh, siç përdoret në zhargon, nuk ia vlen të zgjatemi në diskutimin e përfitimeve që sjell përdorimi i kësaj teknologjie.

Anën e përfitimeve mund ta përmbledhim për momentin në një frazë të vetme: komunikim (në kuptimin e gjerë të fjalës) i shpejtë, i pakushtueshëm dhe tërësisht i pavarur nga nocioni i distancës.

Në këtë artikull do të përqendrohemi kryesisht në shmangien që i bëhet qëllimit primar të përdorimit të kësaj teknologjie (komunikimit).

Keqpërdorimi i saj nga elementë kriminalë njihet me emrin krim kibernetik (cybercrime). Në praktikën e përditshme konstatohen dy lloj sjelljesh përballë fenomenit të krimit kibernetik.

Në njërën anë, kemi përdoruesin e përditshëm, i cili udhëhiqet shumë shpesh nga ideja që "e keqja shkon gjithmonë tek të tjerët". Në anën tjetër, kemi specialistët e fushës që udhëhiqen diametralisht nga e kundërta, domethënë që "të tërë jemi të barabartë, të paktën në terma matematike, ndaj probabilitetit të të qenit objekt i një sulmi kriminal". Ndryshe nga përdoruesi i zakonshëm, specialisti i kushton kohë analizës së fenomenit për të kuptuar funksionimin e tij.

Duhet theksuar fakti që në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nuk duhet të biem pre e idesë që një ditë këtë probabilitet mund ta bëjmë zero.

Ky pohim merr një rëndësi të madhe kur ka të bëjë për më shumë me teknologjitë e reja dhe me sigurinë informatike. Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtëteknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë.

Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Jo thjesht krim informatik Pra, ç'është krimi kibernetik, nga vjen, çfarë e ndihmon të jetë kaq i përhapur, si mundemi ta parandalojmë dhe a jemi të përgatitur përballë këtij fenomeni?

Këto janë disa pyetje që specialistët, qofshin këta informaticienë, specialistë të sistemeve të informacionit, kriminologë, juristë, ekonomistë etj., mundohen t'i trajtojnë në aktivitetin e tyre të përditshëm. Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network).

Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën

ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

 

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur. Një përdoruesi të zakonshëm kompjuteri apo Interneti, që nga momenti që çdo gjë funksionon normalisht për të, nuk i intereson më se çfarë veprimesh, përllogaritjesh apo protokollesh kryen kompjuteri për të arritur në këtë rezultat.

Nga ana tjetër, prodhuesit e programeve, pajisjeve, ISP2 etj., nuk është se kanë një vullnet spontan të informojnë përdoruesin mbi mënyrën e funksionimit dhe për të qenë të arsyeshëm kjo gjë do të ishte irrealiste. Pra si përfundim, teknologjia mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Përsa i përket Internetit, disa faktorë të tjera bëjnë që kjo teknologji të jetë e cënueshme dhe për rrjedhojë një terren shumë fertil për zhvillimin e krimit.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike dhe e hapur për të tërë.

Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t'u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çka mundëm" për të arritur në rezultatin e dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t'i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç'është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Imagjinoni një pirat informatik që kryen aktin e tij kriminal nga Kina le të themi, duke sulmuar një bankë në Zvicër dhe duke derdhur shumën e vjedhur elektronikisht në Itali.

Cili institucion gjyqësor dhe cili ligj është kompetent në këtë rast?

Kina, vendi nga i cili autori kreu krimin; Zvicra, vendi ku ndodhet viktima; apo Italia, vendi ku u realizua rezultati?

Tre vende kaq të ndryshme përsa i përket vendndodhjes, kulturës juridike dhe perceptimit të nocionit të krimit a do të munden të bien dakord për përndjekjen dhe gjykimin e këtij akti?

Përgjigjja nuk është shumë e evidente.

Së fundmi, në qoftë se konsiderojmë problemin nga një këndvështrim i përdoruesit, atëherë kemi prekur thembrën e Akilit.

A është përdoruesi i ndërgjegjshëm për pasojat që mund t'i sjellë përdorimi i Internetit?

Përgjigjja është negative në më të shumtën e rasteve. Edhe bankat të prekura Në një emision të transmetuar së fundmi në një nga televizionet shqiptare, një drejtues banke solli si argument faktin që programet bankare janë aq të sofistikuara sa është shumë e vështirë të "thyhen", gjë që paraqet një pjesë të së vërtetës.

Në momentin që operacionet bankare kryhen në rrjet,siç është dhe rasti i"˜e-banking',

i cili po fillon të praktikohet dhe në Shqipëri, përdoruesi është i cënueshëm pavarësisht nga forca dhe algoritmet e përdorura në programet e bankës.

Ka dhe një fakt tepër të rëndësishëm që duhet theksuar: krimi do të kërkojë të godasë viktimën më të dobët,më të papërgatitur, pra shënjestrën më tërheqëse për të.

 

Keqperdorimet e femrave në internet...

Eksperienca na tregon që mbi 50% e sulmeve kanë si objekt personin. Por edhe nëse marrim në konsideratë organizmin e bankës më vete dhe faktin e programeve të sofistikuar, eksperienca në fushën e krimit kibernetik ka treguar se mbi 70% e sulmeve kanë zanafillë të brendshme.

Kjo mund të vijë nga një vartës i pakënaqur, një vartës i prirur thjesht nga përfitimi etj.

Lista e motivimeve është e gjatë. Në këtë aspekt kompleksiteti teknologjik nuk ndihmon shumë dhe është struktura administruese e institucionit dhe gjithë aspektet përbërëse të saj që marrin një rëndësi të veçantë.

Në emisionin në fjalë u soll si shembull me të drejtë niveli i kontrollit shumë rigoroz mbi personelin që njihet si "administrimi nëpërmjet frikës" (fear management).

Por në të njëjtën kohë rezultatet e kësaj strategjie janë shumë të diskutueshme në rrethet e profesionistëve të burimeve njerëzore.

Për mendimin tonë, duke konsideruar shkallën e lartë të rëndësisë së sistemeve të informacionit në mbarëvajtjen dhe mbijetesën e organizmit, do kishim anuar më shumë në një stil administrimi të përqendruar mbi komunikimin, edukimin dhe sensibilizimin e vartësve mbi pasojat si në nivel personal, ashtu dhe atë profesional.

Kjo, duke shpjeguar se teknologjia nuk mundet të zgjidhë e vetme problemet që lidhen me sigurinë informatike dhe me krimin informatik dhe që faktori njerëzor ka një rëndësi të rangut të parë.

Teoria e trekëndëshit Për t'iu rikthyer nocionit të krimit kibernetik dhe për të kuptuar atë që quhet modus operandi të kryerjes së krimit duhet t'i referohemi teorisë së trekëndëshit që citohet shpesh në literaturën e kriminologjisë.

Kjo teori na tregon se për të kryer një krim duhet që në të njëjtën kohë të kemi një bashkërendim të tre faktorëve: të një krimineli të motivuar, të një objekti vulnerabël,të cilët ndodhen në të njëjtin vend, në të njëjtën kohë.

Duke u nisur nga kjo teori dhe duke konsideruar elementët që cituam më sipër:

në njohjen e kufizuar të Internetit nga ana e përdoruesit;në motivimin, mundësinë dhe lehtësimet që kanë kriminelët për të kryer aktin kriminal nëpërmjet Internetit;

në vendin e takimit ideal dhe konstant siç është rrjeti; mund të nxjerrim përfundimin, që krimi kibernetik është dhe do të bëhet gjithnjë e më shumë një terren shumë tërheqës për kriminalitetin.

Praktika tregon që krimi i organizuar ka kuptuar tashmë rëndësinë dhe përfitimin nga fenomeni i krimit kibernetik. Anonimiteti që ofron Interneti, bën që krimi i organizuar po fillon dalëngadalë të interesohet dhe të marrë në dorë frenat e këtij fenomeni.

Si shembull, mund të marrim rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit "˜e-banking' të bankës.

Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Pasi përvetësuan shumën në fjalë, ata përdorën servise të tjera bankare "˜on-line' për t'i pastruar këto para dhe për të humbur gjurmët duke implikuar banka të njohura si Bankën e Vatikanit, disa banka në Zvicër dhe në Portugali.

Në këtë fazë duhet theksuar dhe fakti që për të mos rënë në sy, shumat e përvetësuara nga krimi kibernetik, janë në më të shumtën e rasteve, shuma të vogla parash.

Sipas raportit IC3 2004 Internet Fraud Crime Report4, 43% e shumave të përvetësuara nuk janë më shumë se 100 $ për akt dhe 25.6% nuk e kalojnë 1000$. Pra, është shumë e vështirë për të tërhequr vëmendjen e specialistëve apo për të justifikuar një procedurë gjyqësore.

Është e kuptueshme që një artikull nuk mund të trajtojë në detaj gjithë përbërësit e fenomenit të krimit kibernetik.

Mesazhi, i cili deshëm të përcillnim, është që krimi kibernetik është një fenomen që prek një sërë kompetencash, si ato në fushën e informatikës, kriminologjisë, ekonomisë, drejtësisë etj.

Krimi kibernetik është pra, një fenomen kompleks dhe e vetmja mënyrë për t'i bërë ballë do të ishte një mënyrë globale e trajtimit të problemit.

Për këtë duhet një bashkëpunim i gjithë ekspertëve të fushave të sipërpërmendura për të shmangur zgjidhjet segmentare.

Për këtë është e rëndësishme të konceptojmë një arkitekturë globale të sigurisë së informacionit që të marrë në konsideratë brenda saj dimensionin teknik dhe operacional,dimensionin juridik dhe rregullator, dimensionin organizativ dhe ekonomik, duke mos harruar dimensionin njerëzor.

Lexoni edhe këtë:

http://www.coe.int/t/dghl/cooperation/economiccrime/judicialcooperation/projects/proseco/1797CyberAlbaniaAgendaALB.pdf

 

Vendi i sigurisë së informacionit në strategjinë e sigurisë kombëtare

Solange Ghernaouti Hélie**

Në njërin krah siguria kombëtare si koncept, konsiderohet si garante e ushtrimit të të drejtave të njeriut e si e tillë është një nga detyrat më të rëndësishme të një shteti. Kjo garanci, sipas nenit 12 të deklaratës së të drejtave të njeriut, duhet të përmbushet nga një forcë publike e cila të mbrojë në mënyrë të barabartë interesat e gjëra të gjithë popullsisë dhe jo vetëm të atyre të cilëve ajo ju është besuar.

Në krahun tjetër, në këtë fillim të shekulli të XXI-të, informacioni, i trajtuar në të gjitha format e

mundshme, elektronike apo tradicionale, përbën një pasuri të vërtetë si për individët ashtu dhe për organizmat privatë apo shtetërorë dhe konsiderohet si një burim strategjik rreth të cilit zhvillohet ajo që sot quhet shoqëria e informacionit. Nuk është hera e parë që teknologjia dhe inovacionet e lidhura me të, janë në bazën e ndryshimeve të thella për shoqërinë : dje, me inovacionet në fushat e energjisë dhe sot, me mënyrat e larmishme të komunikimit të njohurive dhe informacioneve nëpërmjet teknologjive të reja të telekomunikacionit.

Në foto:Norbert Wiener

 

Ky koncept i shoqërisë së informacionit, si një vazhdimësi e shoqërisë industriale të disa viteve më parë, vë në qendër të saj informacionin dhe njohuritë, si dhe mënyrën e përcjelljes së tyre pa limite gjeografikë dhe kohorë.

Teknologjitë e telekomunikacionit (dhe ndërmjet tyre më e përdorura është Interneti) duke qenë të përdorura gjerësisht, janë një vektor shumë i rëndësishëm dhe i pashmangshëm për shumicën e aktiviteteve.

Ky realitet ilustrohet me vendin gjithnjë e më të rëndësishëm që po zë në jetën tonë të përditshme ajo që quhet hapësira virtuale (cyberspace), e cila po ndryshon gjithnjë e më shumë kufijtë tradicionalë kohorë dhe gjeografikë dhe mënyrën e të jetuarit e të menduarit në ditët e sotme.

Në këtë prizëm, informacioni si një motor ekonomik i zhvillimit, është një e mirë jo-materiale që

kërkon një mbrojtje në lartësinë e vlerave dhe rëndësisë së tij, nga ana e individëve, organizmave dhe mbi të gjitha, të Shtetit.

Krimet që synojnë manipulimin, fshirjen, modifikimin, survejimin, spiunazhin e informacioneve që qarkullojnë në rrjetet e komunikimit mund të prekin direkt interesat e një individi, të një organizmi, apo dhe të një Shteti.

Kështu, siguria e informacionit është e lidhur direkt me sovranitetin e një shteti e cila kalon nga mbrojtja e infrastrukturave kritike, e sistemeve dhe e rrjeteve, e pasurive kulturore të kombit, e të mirave materiale dhe jo materiale, e përmbledhur në një fjalë të vetme : mbrojtja e vlerave.

Në rrethet e specialistëve të sigurisë, marrja në konsideratë e problematikës së sigurisë së

informacionit, shpesh herë trajtohet si problem i lidhur tërësisht me një dimension teknik e shpesh herë si një demagogji apo problematikë virtuale. Fatkeqësisht, faktet i kanë dhënë të drejtë vetëm pjesërisht kësaj mënyre të menduari.

Në të vërtetë, këto sulme virtualë kanë pasur rezultate më se realë, me një bilanc shumë negativ për organizmat publike apo privatë. Sa për të ilustrim, le të marrim shembullin e Estonisë, një shtet sovran dhe anëtar i organizmave euroantlantike, siç përmblidhen sot rëndom në gjuhën e politikës që konsumojmë përditë, organizmat e Komunitetit Evropian dhe të NATO-s.

Pas heqjes së statujës së ushtarit sovjetik nga një park i kryeqytetit të Estonisë, një sulm masiv mbi infrastrukturat e informacionit të Estonisë, bëri që këto infrastuktura të ndalonin së funksionuari duke krijuar kështu një kaos total në ekonominë e vendit.

Ky sulm përdori një teknikë jo shumë të komplikuar « përmbytjeje » (flooding) nëpërmjet kompjuterave fantazmë (bootnets) mbi infrastikturën estone, gjë e cila mbingarkoi rrjetin në një mënyrë të atillë, saqë ky i fundit nuk mundi ta përballonte ngarkesën dhe pushoi së funksionuari.

Ministri mbrojtjes së Estonisë Jaal Aavisko do të deklaronte për gazetën « The New York Times »1 : Kemi të bëjmë me një situatë që prek sigurinë kombëtare, të krahasueshme me një situatë ku portet tuaja bombardohen nga deti. Në këtë prizëm rezultatet e një sulmi virtual janë efektivisht më shumë se realë.

Dhe me të vërtetë dezinformacioni po përdoret gjithnjë e më shumë si një pjesë integruese e politikave strategjike të organizmave dhe shteteve.

1 http://www.nytimes.com/2007/05/29/technology/29estonia.html

Interneti nga specifika e tij, është një terren ideal për të përhapur e pëshpëritur dezinformim si dhe për të manipuluar masa të mëdhaja njerëzish me qëllimin për të mbjellë pasiguri. Në 2006, rrjeti i Ministrisë së Mbrojtjes së një shteti sovran, u bë objekt i një sulmi nga ana e disa hacker-ve, të cilët arritën të fusnin në këtë rrjet disa komunikime zyrtare për shtyp me informacione të pavërteta në lidhje me një skandal korrupsioni të pavërtetë që gjoja kishte përfshirë ministrinë në fjalë.

Specialistët arritën ta zbulonin këtë fakt, por fatkeqësisht shumë vonë, vetëm pasi e panë të botuar lajmin nëpër shumë gazeta kombëtare dhe ndërkombëtare. Dëmi ? Jo-material (i ngjashëm me sulmin) dhe shumë i vështirë për t'u llogaritur, por me rezultate të prekshme mbi imazhin e kësaj ministrie brenda dhe jashtë vendit.

Domosdoshmëria për të përndjekur, mbikqyrur dhe dënuar krimin kibernetik vjen si rrjedhojë e

postulatit « Çfarë është ilegale jashtë rrjetit, mbetet ilegale dhe brenda tij ». Lufta kundër

kriminalitetit të çfarëdo natyre qoftë ai, i përket organizmave të sigurisë, të financuara më së shumti nga taksapaguesit e vendit.

Si një krim i njëjtë me atë « tradicional », krimi kibernetik duhet marrë parasysh e trajtuar me të njëjtin seriozitet. Krimi kibernetik duhet konsideruar si një adaptim i mënyrës së të

vepruarit të kriminelëve ndaj realitetit të sotëm të cilin e përshkruam më sipër.

Si rrjedhim dhe lufta kundër tij duhet të jetë në përputhje me realitetin. A nuk do të ishte një çështje e sigurisë së brendshme mbrojtja e infrastrukturave dhe kredibilitetit të institucioneve financiare të vendit apo mbrojtja e integritetit të fëmijëve ndaj fenomenit të pedofilisë ? Jo pa qëllim zgjodhëm këto dy fenomene, të cilat në botën e interkonjektuar kanë marrë një hov të jashtëzakonshëm.

Po cilat janë karakteristikat që e bëjnë Internetin dhe botën e ndërlidhur në të cilën jetojmë, një terren fertil për farën e krimit ?

Natyra dhe specifikat e krimit Nga natyra, teknologjitë e reja janë në evolucion të vazhdueshëm dhe për rrjedhojë dhe rreziqet e lidhura me këtë teknologji evoluojnë në të njëjtën mënyrë. Scott Peck, një psikiatër i njohur amerikan dhe autor i suksesshëm librash shkruan: "E vetmja mënyrë për të pasur siguri në jetë është të njohësh pasigurinë".

Në fakt, krimi kibernetik duhet distancuar pak nga një nocion i përgjithshëm i asaj që quhet krimi informatik.

Ky i fundit lidhet me një aktivitet kriminal që ka si objekt apo si mënyrë të kryerjes së krimit, kompjuterin. Krimi kibernetik, pra, është në këtë prizëm një nënkategori e krimit

informatik dhe ka të bëjë me veprimtarinë kriminale të zhvilluar në rrjet (network). Interneti është një nga rrjetet më globalë dhe më të përdorur sot. Pas këtij saktësimi, mundemi të evidentojmë që qenia në rrjet na ekspozon ndaj rrezikut të një sulmi të mundshëm.

Do të ishte joprofesionale këshilla e një shkëputjeje nga rrjeti, sepse në strukturën ekonomike të sotshme gjithnjë e më shumë globale, shkëputja do të shndërronte organizmin në një njësi jokonkurrente.

Një aspekt tjetër që duhet trajtuar për të kuptuar fenomenin e krimit kibernetik, është dhe teknologjia e përdorur e cila mbetet pak a shumë jotransparente për përdoruesin.

Nga një këndvështrim teknologjik mund të përmendim faktin që Interneti është një teknologji publike e hapur për të tërë. Historikisht, rrjeti komunikues u zhvillua si një mjet i fushës ushtarake për t'u përdorur më pas nga universitarët për të lehtësuar komunikimin ndërmjet tyre.

Ky vizion mbi përdorimin bëri që në fillesat e saj, teknologjia e Internetit të mos përfshinte aspektin e sigurisë, përderisa komunikimi (si në rastin ushtarak, ashtu dhe në atë universitar) bëhej ndërmjet njerëzve që njiheshin dhe që kishin besim te njëri-tjetri. Teknologjia e Internetit është një teknologji "best effort".

Kjo do të thotë që në konceptimin e saj "bëmë atë çfarë mundëm" për të arritur në rezultatin e

dëshiruar, pa imagjinuar se çfarë devijimi mund t'i bëhej përdorimit të tij.

Nga një këndvështrim i rrjetit dhe i sistemit, në rastin e Internetit kemi të bëjmë me një liri të madhe përsa i përket konfigurimit, mënyrës së trajtimit segmentar të sigurisë dhe ç'është më e rëndësishme në rastin tonë, mungesës totale të kontrollit.

Jo më kot Interneti identifikohet si "rrjeti i rrjeteve" dhe shpesh struktura e tij krahasohet me rrjetën e merimangës.

Nga një këndvështrim legal, Interneti është i konceptuar dhe funksionon në një mënyrë të tillë, që për të, nocioni i kufijve nuk ekziston. Në fushën juridike një krim në radhë të parë sanksionohet nga një ligj.

Ky ligj i përket një shteti të caktuar dhe zbatohet nga një gjykatë kompetente e një shteti të

caktuar. Nocioni i shtetit është i lidhur ngushtë me nocionin e territorit, pra me kufijtë shtetërorë.

Kjo ndikon shumë në fazën e përndjekjes së krimit. Me të tilla karakteristika, rrjeti nuk mund të mos jetë një terren pjellor për krimin.

Së pari, krimineli do të shkojë atje ku gjenden vlerat më të çmueshme. Të mbështetur mbi këtë logjikë besoj se të gjithë biem dakort mbi faktin që vlera më e çmuar, si për organizmat privatë, ashtu dhe për ata shtetërorë, gjendet tek informacionet e përcjella gjithnjë e më shumë nga teknologjitë e informacionit.

Së dyti, organizmat kriminalë duke vepruar në një mënyrë racionale do të veprojnë në terrenin më të favorshëm, me një raport përfitimi më të madh dhe më pak të rrezikshëm duke goditur shënjestrën më të lehtë.

Kush më shumë se një terren opak dhe anonim, si ai i Internetit mund të ofrojë të tilla mundësi ?

Pyetje shumë normale e të lidhura shumë ngushtë me luftën kundër krimit janë shumë të

vështira për të gjetur përgjigje në botën virtuale. Si të tillë mund të përmendim problematikën e

shenjave dhe provave në botën numerike.

Cila do të ishte vlera e një prove numerike në një sistem gjyqësor të caktuar, në raport me provat materiale "tradicionale" ? Çështje teknike apo çështje sigurie ?Krimi tradicional mund të cënojë sigurinë e brendshme të një vendi, po ashtu edhe krimi kibernetik mund të këtë pasoja pasoja të rënda në këtë aspekt.

Përmendëm më sipër një fenomen shumë shqetësues dhe objekt të rëndësishëm të sigurisë së brendshme, si pedofilia, e cila është amplifikuar me përdorimin në masë të teknologjive të reja. Po sa të përgatitur janë fëmijët tanë në lidhje me këtë fenomen ?

Çfarë mjetesh apo strategjish u ofrojmë ne atyre për të mos rënë pré e këtij akti katastrofik

për jetën dhe integritetin e tyre? E pra, është fakt që më shumë se 70% e kontakteve të para ndërmjet kriminelit dhe fëmijës, bëhen nëpermjet teknologjive të chat-it dhe të forumeve të ndryshme virtuale shqiptare.

Sa kafe Internet ekzistojnë në territorin tonë (Shqipëri,Kosovë,Iliridë,Malësi të Malit të Zi,Luginë të Preshevës )dhe cila është pjesa më e madhe e klientelës ?

Cila është përgjegjesia e këtyre bizneseve në këtë kontekst ?

A janë të ndërgjeshëm këta biznese për rrezikun që mund të vijë nga aktiviteti i tyre ?

A kanë këta të fundit një obligim monitorimi mbi aktivitetin që zhvillohet në kompjuterat e tyre ?

Këto pyetje të shumta mund të gjejnë apo jo një përgjigje nga ana e të interesuarve. Por një gjë është e sigurtë, shteti ka për detyrë të mbrojë fëmijët dhe për këtë duhet të verë në lëvizje gjithë mekanizmat e tij që të këtë sa më pak krime të kësaj natyre.

Po krimi ekonomik nuk përbën një fushë që do të cënonte rëndë sigurinë kombëtare të një shteti

sovran ?

Çfarë vendi zë fenomeni i korrupsionit dhe lufta kundër tij në strategjinë e sigurisë së

brendshme ? Një gjë është e sigurt dhe për këtë shifrat na japin të drejtë krimi ekonomik po e

zhvendos gjithnjë e më shume fushën e tij të veprimit në aktivitete on-line, si mënyra më e lehtë dhe më fitimprurëse.

Edhe më lartë kemi përmend rastin e Bankës së Siçilisë në vitin 2000, ku një grup prej 20 personash, natyrisht me njohuri specifike në fushën e informatikës dhe të lidhur me disa familje mafioze, arritën të krijonin një klon të servisit « e-banking » të bankës. Kështu, arritën në këtë mënyrë të përvetësonin shumën prej 400 milion $ të vëna në dispozicion nga Komuniteti Europian për zhvillimin rajonal.

Le të mos shkojmë më larg se 2 javë më përpara, ku 420 shtetas shqiptarë u mashtruan me një skemë vjedhjeje, tashmë të njohur si ajo e lotarisë, dhe falën kursimet e tyre kush e di se ku e kujt ? Kush janë përgjegjësitë në këtë ngjarje ?

Para disa ditësh nga ana e Qeverisë u komunikua lajmi i mirë që tani aplikimet për tendera do të bëhen nëpermjet Internetit. Kjo natyrisht do të thotë shërbim më cilësor e më i shpejtë. Po cilat janë rreziqet që një ndërrmarrje e këtillë të bjerë pré e sulmeve të personave të interesuar për destabilizim e përfitim ? Sa jemi të përgatitur për të përballuar këto sulme dhe mbi të gjitha nqs sulmi fatkeqësisht del me sukses, çfarë jemi gati të humbim dhe çfarë ka vlerë më të madhe ? Pa u përgjigjur këtyre pyetjeve, nuk mund të imagjinojmë masat teknike që duhen marrë.

Le t'i kthehemi pak çështjeve më tradicionale të sigurisë kombëtare si psh mbrojtja e kufirit,

parandalimi i kriminalitetit transfrontalier, apo dhe mbrojtja e infrastrukturave kritike (siç janë

burimet e energjisë, të ujit të pishëm, kontrollit të mallrave ushqimorë apo mjekësorë etj).

 

Pavarësisht që këto që permendëm mund të jenë shumë të ndryshme në natyrën e tyre, një gjë

i bashkon në epokën ku jetojmë manaxhimi nëpërmjet teknologjive kompjuterike. Dëmi do

të ishte i njëjtë si ai i një eksplozivi në një nga infrastrukturat, ashtu dhe dhënia e një komande

të gabuar në sistemin e drejtimit.

Dëmi do të ishte i njëjtë si kalimi natën i një krimineli dhe futja e tij në territorrin tonë, ashtu dhe fshirja e të dhënave të tija kompromentuese në kompjuterat apo serverat e policisë. Dëmi do të ishte po i njëjtë si futja e mallrave të skaduara apo të rrezikshme në territorin tonë, ashtu dhe falsifikimi i të dhënave në lidhje me këto mallra.

Një nocion shumë i përfolur këto kohët e fundit është dhe ai terrorrizmit kibernetik

(cyberterrorism). Dhe këtu spekulimet janë të shumta : disa e quajnë demagogji, disa e quajnë

realitet.

Në fakt është e vërtetë, me Internetin nuk mundesh të vrasësh njerëz direkt.

Po indirekt ? A nuk ekzistojnë vallë me miliona website të financuara kush e di nga kush që

bëjnë një propagandë aktive ne favor të kësaj apo asaj organizate ? Më keq akoma a nuk

ekzistojnë me qindra website që të mësojnë se si të fabrikosh bomba artizanale ? Kundër kujt

do të përdoren ? Komenti mbi këtë realitet do të ishte tepri, ajo çfarë nevojitet është

kundërpërgjigja e organeve të specializuara.

Po Interneti a mund të konsiderohet si infrastrukturë kritike e denjë pra për tu mbrojtur ?

Ndoshta një përgjigje më realiste mund t'ua japë qeveria e Estonisë apo ministri i tyre i

brendshëm, apo i mbrojtjes.

Integrimi i strategjisë së sigurisë së informacionit Shpesh herë siguria trajtohet në një mënyrë segmentare, duke implementuar zgjidhje të veçanta për probleme të shkëputura. Specialistët e sigurisë bien të gjithë dakort mbi faktin që, elementi siguri, qoftë ky në kuptimin tradicional të fjalës apo në atë kibernetik ose virtual duhet vendosur e ideuar në themelin e strukturës të cilën duam të mbrojmë.

Për të realizuar sa më mirë këtë objektiv, një strategji gjithëpërfshirëse nevojitet. Pa këtë strategji nuk do të mundemi të implementojmë zgjidhjet më efikase dhe të kemi rezultat.

Nga mungesa e një strategjie, turizmi ynë përfaqësohet nga një natyrë e mrekullueshme të cilën dalëngadalë po e betonojmë e po e prishim me ndërtime vend e pa vend e mbi të gjitha, pa harmoni. Le të mos bëjmë të njëjtin gabim.

Reflektimi i një strategjie të sigurisë kombëtare që të përmbledhë brenda saj dhe një strategji

mbi sigurinë e informacionit është e domosdoshme. Kjo strategji do na detyrojë të reflektojmë

mbi natyrën e vlerave që ne dëshirojmë dhe gjykojmë që duhen mbrojtur.

Në kuadrin e një strategjie gjithëpërfshirëse mund të përcaktojmë se cilat janë rreziqet që na

kanosen, cili është realiteti që ne duhet të përballojme, cili është probabiliteti që këto rreziqe

të realizohen dhe cili do të jetë impakti i tyre mbi vlerat apo asetet që duam të mbrojmë.

Vetëm në këtë mënyre do të mundemi të vemë në vend, mjetet më efikase për parandalimin e

rreziqeve.

Vetëm ndërtimi i një strategjie koherente do të na mundësojë të kuptojmë në cilin

segment gjendet ajo hallka e dobët që rrezikon gjithë systemin. Dhe e gjitha kjo nuk mund të

zgjidhet vetëm me një implementim të masave teknike, por duke kuptuar dhe integruar

funksionimin e teknologjisë, proçeseve dhe faktorit human.

Të luash me frikën e njerëzve është një metodë jo pak e përdorur nga organet e sigurisë të

prirura shpesh herë nga një rritje e buxhetit apo përfitime të natyrave të ndryshme. Megjithatë

logjika e këtij refleksioni u motivua nga diçka diametralisht e kundërt.

Thonë që po të mos e dish e të mos veprosh është gabim, por po të dish e të vazhdosh të mos veprosh, është faj thotë studiuesi kibernetik Igli Tashi.* Economist / Master of Law in legal issues, crime and IT security Postgraduated research and teaching assistant Faculty of Business and Economics University of Lausanne

http://www.hec.unil.ch/faculty/itashi

** Professor

Faculty of Business and Economics University of Lausanne.

International Expert in Cybercrime and Cybersecurity Issues

Member of High Level Expert Group International Telecommunication Union

http://www.hec.unil.ch/sgh

Dëgjoni:

 

Shqiperia dorezon kerkesen ne BE

http://www.youtube.com/watch?v=cwm_xtwTAUM

 

 

Ministria e Drejtësisë propozon ndryshime në Kodin Penal për krimet kibernetike

Ndëshkim për keqpërdorimin e të dhënave dhe ofrimin e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë

Piratët e sistemeve kompjuterike për qëllimeve përfitimi apo për kryerjen e veprave të ndryshme penale dhe kriminale do të dënohen me burgim deri në 15 vjet. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar së hartuari një projekt që parashikon dënimin e personave që keqpërdorin sisteme dhe të dhënat kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "krime kibernetike".

Masa e dënimit sipas propozimeve të ministrisë është parashikuar në varësi të informacionit që dëmtohet apo keqpërdoret.

Përgjimi

Përgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike i të dhënave kompjuterike përbën vepër penale sipas ndryshimeve që dikasteri i Drejtësisë ka propozuar për Kodin Penal, dënohet me burgim nga tre vjet deri në 7 vjet. Në rastin kur kemi të bëjmë me sisteme kompjuterike ushtarake, që lidhet me sigurinë kombëtare, të rendit publik, kjo masë dënimi është e lartë dhe shkon minimalisht 7 vjet dhe maksimalisht 15 vjet. Ndërsa ndryshimi i të dhënave kompjuterike për t'i paraqitur ato si autentike dënohet deri në 6 vjet heqje lirie dhe 10 vjet, nëse kjo vepër kryhet nga personi që ka detyrë të ruajë pikërisht këto të dhëna kompjuterike.

Masë më të vogël dënimi jepen për ata persona që sipas ndryshimeve që i bëhen Kodit Penal hyjnë në mënyrë të paautorizuar në një sistem kompjuterik. Kjo vepër dënohet me 3 vjet dhe me 10 vjet, nëse hyrja e paautorizuar kryhet në sistemet kompjuterike ushtarake apo në çdo sistem tjetër kompjuterik me rëndësi publike. Po kështu krijimi i pengesave të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik ndërmjet dëmtimit të të dhënave dënohet me burgim nga 3 deri në 7 vjet.

Ashtu si edhe në rastet e veprave të tjera të mësipërme, kur kjo vepër kryhet në sistemet kompjuterike apo me të dhënat në sistemin ushtarak apo kudo me rëndësi publike, masa e dënimit në këtë rast shkon nga 5 deri në 15 vjet. Ndërkohë prodhimi, shitja dhe dhënia në përdorim e programeve kompjuterike, kodeve apo fjalëkalimeve që janë krijuar për të hyrë në një sistem kompjuterik dhe që përbën një nga veprat penale të sipërpërmendura, përbën sigurisht një vepër penale dhe dënohet me 6 muaj deri në 5 vjet heqje lirie.

Projekti

Ndryshimet e reja që janë parashikuar për Kodin e Penal, sipas juristëve që e kanë hartuar atë, erdhën si domosdoshmëri e përshtatjes së legjislacionit shqiptar me atë evropian dhe mbi të gjitha me realitetin bashkëkohor, për sa i takon krimit kibernetik. Mbrojtja e shoqërisë shqiptare nga krimi kibernetik, adaptimi i legjislacionit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit në fushën e kibernetikës, janë 3 arsyet kryesore që ka shtyrë Ministrinë e Drejtësisë t'i propozojë qeverisë dhe më pas Kuvendit këto ndryshime.

Po sipas juristëve, krimi kibernetik është kategoria e krimit që ka shënuar rritje në këto vitet e fundit në vendin tonë. Keqbërësit me sistemet kompjuterike, ose siç quhen ndryshe "piratët", shpërndajnë përmjaltje ilegale apo lidhen edhe me terrorizmin elektronik, duke sfiduar në këtë mënyrë edhe sistemin e drejtësisë.

Masë administrative me gjobë deri në 600 mijë lekë për mashtruesit

Racizmi dhe ksenofobia burg deri në 6 vjet

Shpërndarja e materialeve të gjenocidit, ksenofobisë përmes kompjuterit përbëjnë një tjetër kategori veprash penale të dënueshme sipas ndryshimeve të reja të hartuara nga institucioni e Alibeajt. Ofrimi në publik i materialeve që mohojnë, minimizojnë në mënyrë të ndjeshme apo justifikojnë akte që përbëjnë gjenocid ose krim kundër njerëzimit dënohet me 3 deri në 6 vjet heqje lirie.

Ndërsa kanosja për vrasje që i bëhet një personi nëpërmjet sistemeve kompjuterike për shkak të përkatësisë së tij etnike apo fesë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet. Për sa u takon materialeve raciste ose ksenofibike, shpërndarja e tyre apo ofrimi te publike përmes rrjeteve kompjuterike përbën gjithashtu kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet. Ndërsa fyerjet me motive të tilla, pra racizmi apo ksenofobike, gjithashtu përmes sistemit kompjuterik përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 2 vjet

Mashtrimet

Mashtrimi përmes sistemit kompjuterik për përfitime ekonomike dënohet me masë administrative, gjobë nga gjashtëdhjetë deri në 600 mijë lekë. Kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda materiale, dënohet me burgim nga 5 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 500 000 deri në 5 000 000 lekë", - thuhet në draftin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë.

Draftet, pasi të miratohen nga qeveria, do të marrin edhe gjykimin e ligjvënësit. Muajt e fundit ministria e Drejtësisë i ka propozuar Kuvendit të Shqipërisë miratimin e disa ndryshimeve në Kodin Penal, fenomen ky që sipas deputetëve është vlerësuar pozitivisht, por nga ana tjetër ata kanë propozuar paraqitjen e hartimin e një Kodi të ri Penal, referuar ndryshimeve të shumta që i janë bërë atij gjatë këtyre 10 vjetve të fundit.

Ndryshimet në Kodin Penal

Burgim 3-6 vjet për shpërndarje të materialeve të gjenocidit ose krimeve kundër njerëzimit

Gjobë ose burgim deri në 3 vjet për kanosjet me motive racizimi dhe ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik

Gjobë ose me burgim deri në 2 vjet për shpërndarjen e materialeve raciste ose ksenofobike, nëpërmjet sistemit kompjuterik dhe për fyerje me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemeve kompjuterike.

Burg gjobë deri në 10 vjet për personat që heqin të dhëna kompjuterike pa të drejtë për krijimin e të dhënave të rreme.

Gjobë deri në 10 vjet burg për hyrje të paautorizuar apo në tejkalim të autorizimit për të hyrë në një sistem kompjuterik a në një pjesë të tij.

Burgim deri në 15 vjet burg për përgjime të paligjshme të të dhënave kompjuterike.

Burgim nga 3 deri në 15 vjet për personat që krijojnë pengesa serioze dhe të paautorizuara për të cenuar funksionimin e një sistemi kompjuterik nëpërmjet ndryshimit të të dhënave.

Burgim nga 6 muaj deri në 5 vjet për prodhimin, mbajtjen, shitjen apo dhënien në përdorim të një pajisjeje, siç janë programet kompjuterike, një fjalëkalim kompjuterik, një kod hyrjeje apo një e dhënë e tillë e ngjashme, të cilat janë krijuar ose përshtatur për hyrjen në një sistem kompjuterik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, "krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia.

Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet.

 

Keqperdorimet në internet...

Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate(Kosovë,Shqipëri,Serbi,Maqedoni etj) apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve". Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare ,fjala vjen në Policinë speciale të krimeve ekonomike të Kosovës si dhe atë të EULEX-it.

Krimi i organizuar

Sipas raportit "CARPO 2007", "krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në përgjithësi kërcënojnë të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, sigurinë shtetërore, ekonominë dhe demokracinë në Europën Juglindore". Mbi këtë situatë dhe bazuar nga informacionet e mbledhura gjatë periudhës 2004-2006, raporti tregon se krimi i organizuar dhe krimi ekonomik në Europën Juglindore, ashtu si edhe në vende të tjera, paraqitet në një koncept dinamik, që vazhdon t'i përshtatet një mjedisi të ri gjithnjë në ndryshim. Sipas raportit, krimi i organizuar "strukturohet gjithnjë e më tepër në nivelin e shumëkombësisë dhe të të qenit heterogjen". Më tej thuhet se krimi është shumë i ndryshueshëm dhe variabël, i drejtuar drejt sipërmarrjes dhe duke përfshirë një gamë të madhe aktivitetesh kriminale, kryesisht të trafikimit të drogave, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandimin e njerëzve, si dhe krimin ekonomik.

Vendet e rajonit, të përfshira nga krimi ekonomik

Krimi ekonomik konstatohet prej raportit të mësipërm se ka një përhapje të madhe në vendet e rajonit të Ballkanit. Sipas raportit, krimi ekonomik kërcënon sot të gjitha vendet e marra në vëzhgim, i cili vazhdon që të zhvillohet edhe pse mbetet akoma disi i paqartë. Legjislacioni i ndryshuar i taksave ka çuar në rritjen e të ardhurave dhe në uljen e ndjeshme të evazionit fiskal në vende si Shqipëria apo Kroacia. Gjithsesi, në rajon ka akoma disa mundësi të tregtisë së paligjshme, të tilla si kontrabanda në përmasa të mëdha të të gjitha mallrave (cigare, pije alkoolike, kafe, armë etj.). Po kështu edhe shumëfishimi i parave të falsifikuara apo i dokumenteve false po rritet. Gjithashtu edhe metoda të tjera të krimit ekonomik si prodhimi i produkteve pirate, apo krimi kibernetik, kërkojnë më tepër vëmendje nga autoritetet e këtyre shteteve. Por vendet e marra në studim nga ky raport kanë pranuar ndikimin negativ që krimet e rënda kanë mbi ekonominë, shoqërinë dhe zhvillimet demokratike dhe për këtë kanë krijuar Njësi të Inteligjencës Financiare "FIU".

Shërbimet e inteligjencës angazhohen kundër krimit ekonomik

Vendet e Europës Juglindore, të prekura në masë nga krimi ekonomik që është sofistikuar në vitet e fundit, kanë nisur organizimin e strukturave të specializuara për luftën ndaj tij. Në të gjitha këto vende janë miratuar kuadro të posaçme ligjore të modernizuara, janë miratuar strategji gjithëpërfshirëse, janë zhvilluar plan-veprime, si dhe strukturat e duhura organizative. Kështu, pas krijimit të njësive "FIU", që shërbejnë posaçërisht për luftën ndaj krimit ekonomik, edhe të tjera organizma shtetërore dhe ndërshtetërore kanë nisur që të veprojnë në këto vende. Një shembull i tillë, që për mendet edhe në raport, është projekti i "Kartës së Adriatikut", ku Shqipëria, Kroacia dhe Maqedonia janë bashkuar për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar, trafiqet e paligjshme si dhe për anëtarësimin e përbashkët në NATO. Anëtarësimi në këtë të fundit i këtyre shteteve do t'i shërbente atyre ndër të tjera jo vetëm për krijimin e një ushtrie të specializuar, por edhe për krijimin e strukturave të tilla kundër krimit të organizuar.

Vendet në tranzicion të Europës Juglindore mbeten sërish "viktima dhe të varura" nga krimi i organizuar dhe ai ekonomik në veçanti, ku është mjaft e vështirë që ta shkëputësh këtë sistem nga mentaliteti i shoqërisë. Në bazë të këtij raporti të përgatitur nga institucione të specializuara të Këshillit të Europës, merret në analizë situata kriminale në vendet e Europës Juglindore. Ndër këto vende një analizë e detajuar është bërë edhe për Shqipërinë, për të cilën pretendohet se krimi i organizuar është në struktura tepër të sofistikuara. Sipas raportit, "grupet shqiptare të krimit të organizuar në rajon, por kryesisht në Shqipëri, kanë krijuar marrëdhënie të ngushta me grupet kriminale nga Turqia, Maqedonia, Serbia apo dhe vende të tjera të këtij rajoni". Shumë nga këto grupe karakterizohen nga ekspertët e krimit në BE, si grupe "fluide", "të rrafshta", "të strukturuara në formë celulash" ose "të ngjashme me rrjetin". Por i habitshëm mbetet fakti se si këto organizata, në vend të pakësimit dhe të eliminimit të tyre, për shkak të luftës intensive kundër krimit dhe korrupsionit nga ana e qeverisë, e kanë shtuar edhe më tej aktivitetin e tyre kriminal.

"Shqipëria, në vitin 2006, 4000 autorë krimesh"

Edhe pse raporti bën me dije se "është e vështirë që të përcaktohet qartë numri i grupeve dhe anëtarëve të tyre që veprojnë në vendet që kanë lidhje edhe me Shqipërinë", përsëri të dhënat flasin për një numër relativisht të madh organizatash dhe elementësh kriminalë. Sipas të dhënave, "numri i kriminelëve të përfshirë në grupet e krimit të organizuar llogaritet të shkojë nga 2000 deri në 3000 anëtarë, duke iu referuar statistikave bazë të vitit 2005". Por raporti bën të ditur se "vetëm gjatë vitit 2006, vende si Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia kanë hetuar veçmas rreth 3500 çështje kriminale dhe më tepër se 4000 autorë krimesh, çfarë do të thotë që në të gjitha zonat e mësipërme numri i kriminelëve aktivë është mjaft i madh dhe është rritur me më tepër se 50 për qind ,krahasuar me shifrat e raportuara nga po të njëjtat institucione ndërkombëtare gjatë vitit 2005. Kjo gjë tregon se edhe numri i grupeve kriminale në vendet që kanë lidhje me Shqipërinë mund të ketë shkuar deri në 500 të tillë".

Fjala vjen ne Serbi keto dite web faqet me te vizituara jane ne krize te madhe , nje komplot i hakerave shqiptare nga Kosova i kanë shkateruar totalisht.

Lufta kibernetike mes palëve duket se sapo ka nisur seriozisht, ndërsa një rrjet faqesh të simpatizantëve të muzikës hard rock dhe heavy metal në Serbi janë "eklipsuar" dje nga hakerat e Kosovës. Agjencia serbe e lajmeve, 'Beta', njoftoi dje se faqet e internetit të "Balkan Rock" janë "sulmuar" nga hakerat që kanë vendosur aty një hartë të Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë. Portali, që synon të bashkojë të gjitha grupet e muzikës rock nga Serbia dhe vendet e tjera të ish-federatës jugosllave, është shumë e njohur në rajon. Tashmë në faqen e saj kryesore shfaqet vetëm harta e Shqipërisë së Madhe me të gjitha qendrat kryesore shqiptare. Zyrtarët serbë kanë nxituar të deklarojnë se ky është një sulm i qëllimshëm nga kosovarët, që kërkojnë që Serbia të bindet se Kosova nuk është më territor i saj.

Ndërkohë, ata kanë nisur hetimet në lidhje me rastin. Edhe pak kohë më parë, hakerat kosovarë "shkatërruan" faqet zyrtare të qeverisë serbe, prokurorisë si dhe institucioneve të tjera të larta në Serbi. Beogradi refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, që u shpall nga autoritetet në Prishtinë më 17 shkurt 2008.

Zyrtarët serbë, me mbështetjen e Rusisë, kanë deklaruar se do ta çojnë çështjen e pavarësisë së Kosovë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të kërkuar anulimin e saj. Por autoritetet kosovare kanë bërë të ditur se nuk mund të ketë gjykatë që të anulojë tashmë vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Vendimi i autoriteteve në Prishtinë është pranuar nga 47 shtete të botës, mes të cilave SHBA-ja si dhe 20 nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian. Prishtina zyrtare ka deklaruar se nuk do të ketë më bisedi...

Hackerët te cilet prezentohen si "Grup i Hackerëve Nga Kosova" ne web faqen e Kompanis malazeze te fluturimeve kan vendosur flamurin shqiptar dhe me mesazhe ne gjuhen shqipe dhe angleze si: Shqipëria e bashkuar" qoft e bekuar toka shqiptare dhe populli i saj, Duam bashkimin...

Gjatë tre diteve et fundit,faqet e interentit te kompanis kobëtare malazeze "Monotenegro Airlines" dhe gazetes me tirazhin me te madh ne mal te Zi "Vjesti" Janë manipoluar nga hackeret shqiptarë.

E perditshmja "vjesti" e cila ka shkruar per sulmin e hackerave ishte dhe vete ne shenjester te tyre, grupi KHG ne webfaqen e gazetës tiraxhin me te madh në mal te zi ka vendosur flamurin shqiptar harten e kosoves dhe mesazhin gjuhen shqipe "jemi Krenar qe jemi shqiptar dhe tër kjo shoqrohej me tinguj me muziken shqiptare.

Kryeredaktori Dhe redaktori pergjegjës i "Vjestit, Ljubisha mitroviq thotë se sulmet e hackerave nuk e kanë prapavije politke "kete Ne e shohim si logo te hackerave nga kjo nuk ka mbrojtje te qindperqind ,asnje kompani nuk mund te mbrohet ne menyrë apsolute tha ai.

Nderkaq mjeshtri dhe antari i webfaqes se gazetës "vjesti" Andrej Minevaski sqaron per shkak te moskujdesit te administaratorit se faqes hackerët e kan leht te kryejn punen e vete, thot ata nuk kan bere asgje te menqur ka qen fjala per fjalkalime per shembull indefikimi qe ka qen maks edhe fjalkaimi ka qen marks".

Ekspertët tregojn se kompanite malazeze investojn shum pak ne sigurim e prezentimve te tyre ne internet.

Perveq kesaj policia malzeze nuk eshte ne gjendje dhe nuk ka kapacitetet e duhura profesionale dhe teknike qe te luftojn me kete lloj kriminalitieti.

FLORI BRUQI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FESTIVALI I FILMIT NË LOKARNO (08.10.2010)
ARTI NË DIALOGUN NDËRFETAR - PËRFYTYRIMI PËR ZOTIN DHE "IMAZHI I ZOTIT" NË PIKTURË (08.08.2010)
SHQIPËRIA VEND PA NUANCA - FOTOGRAFI TË BËRA NËN VËZHGIMIN E SIGURIMIT (08.07.2010)
GJERMANIA DESTINACION AKADEMIK (08.07.2010)
POEZIA E VELAJT, HYJNESHA QË SHPËTON NJERËZIMINNga ABDULLAH HOXHA (08.06.2010)
KALENDARI I KULTURËS GUSHT 2010 (08.03.2010)
DY POEMA NGA XHEMAIL PECIShoqëruar me një shënim të DR. GËZIM ALPIONIT (07.30.2010)
LUFTA ME DEMA NË KATALONJE - TRADITË E PËRGJAKSHME (07.29.2010)
20 MIJË TITUJ LIBRASH NË PANAIRIN E LIBRIT "ULQIN 2010"Nga FLORA NIKOLLA (07.29.2010)
NJË RRUGË E PUBLICISTIKËS E PAPËRFUNDUAR, FAIK KONICA OSE 'ETALONI I ENCIKLOPEDISË QË ECËN'Nga NEKI KOTHERJA (07.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 

 
VOAL
[Shko lartë]