VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

Vdiq Horst Tappert – Ishte Ispektori Derrik
E Hënë, 12.15.2008, 04:13pm (GMT1)

15 Dhjetor - BERLIN- Vdiq aktori gjerman  Horst Tappert, protagonisti i njohur i serialit televiziv "Ispektori Derrik". Vdiq të shtunën që shkoi në një klinikë të Münihut në Bovari të Gjermanisë, në moshën 85 vjeç. Në vitin 1997, Presidenti i Republikës Germane Roman Herzog e kishte nderuar me Kryqin e Meritës. Sa i përket jetës private, pasi dy divorceve, ai ishte martuar në 1957 me gruan e tij të tretë Ursula Pistor, me të cilën pati tre fëmijë. Lajmin e vdekjes e dha pikërisht e shoqja, lajm që u botua  së pari në javoren e ilustruar gjermane Bunte. Aktori kishte në pronë të tij edhe një shtëpi në Norvegji, në ishullin Hamaroy, e cila ishte ndërtuar mbi një terren që ia kishte dhuruar kryetari i bashkisë të ishullit. Shtëpia ishte midis rrethit polar të arktikut. Aktori shkonte dhe qëndronte atje gjatë dy muaj të vitit, ku sodiste dhe shijonte vetminë dhe heshtjen e akullnajave dhe akujve.(Voal-online.ch)
Elida Buçpapaj


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.