VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

LE LECTURE SHITET PËR 40 MILIONË DOLLARË
E Mërkurë, 02.09.2011, 03:26pm (GMT1)

Një pikturë e artistit Pablo Picasso dhe që mendohet se ka ndikuar në prishjen e martesës së tij, është shitur për më shumë se 40 milion dollarë në një ankand në Londër.

Piktura e titulluar La Lecture, ka në qendër të dashurën e re të artistit Marie-Therese Walter, e cila është përgjymësh me një libër në prehër.

Gruaja e artistit e divorcoi atë pasi pa pikturën në një ekspozitë dhe kuptoi se se nuk ishte ajo në pikturë.

Helena Newman, zëdhënësja e shtëpisë së ankandit Sothesby shpjegon historinë:

"Kur Picasso e takoi për herë të parë muzën e tij Marie-Therese, ajo ishte 17 vjeç."

"Ai e pa atë kur po dilte nga metroja pranë Galerieve-Lafayette në Paris dhe shkoi per t'i folur."

"Ai i tha asaj 'unë jam Picasso dhe bashkë do të bëjmë gjëra të mëdha'."

"Ajo nuk kishte dëgjuar kurrë për artistin, e kështu filloi romanca mes tyre që krijoi piktura të shkëlqyera dhe që tani janë në pjesën më të preferuar të koleksionit të artit nga Picasso", thotë Helen Newman.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.