E Premte, 03.29.2024, 11:59am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
ART KULTURË
 
FESTIVALI I FILMIT I BERLINIT HAPET ME "TRUE GRIT"
E Enjte, 02.10.2011, 01:33pm (GMT+1)

Voal-online BERLIN (Reuters) - Festivali i Filmit 2011 i Berlinit hapet të enjten (sot) me garuesin për Oskar "True Grit", duke i dhënë fill veprimtarisë 10 ditore kinematografike, ku me qindra filma synojnë tërheqjen e vëmendjes së mediave të botës dhe të blerësve të kësaj industrie.

Ribëra Western e vëllezërve Coen është vënë tashmë në qarkullim në Amerikën e Veriut dhe kështu që nuk është e ligjshme për çmimet që do të shpallen më 19 shkurt këtu në Berlin, por ai do të siguronte shkëlqimin e bujshëm të Hollywoodit në qilimin e kuq në ceremoninë e ndritshme të hapjes në Berlin.

Historia e një vajze të re që kërkon të gjejë vrasësin e babait të saj, ku luajnë rolet kryesore Jeff Bridges, Hailee Steinfeld, Matt Damon dhe Josh Brolin, ka tashmë 10 kandidatura të Academy Award, i dyti pas filmit "The King's Speech."

Festivali i 61-të i Berlinit shpalos fytyra familjare për publikun si dhe figura në afirmim e sipër dhe si rëndom shqetësimet reale të botës nuk janë kurrë larg sipërfaqes. Në qendër të vëmendjes të enjten ishte i munguari Jafar Panahi, regjisori iranin, i cili ishte i ftuar si pjesëtar i jurisë, por i cili është dënuar në dhjetor me gjashtë vjet burg.

 

Panahi, filmi i të cilit, "Offside", fitoi Ariun e Argjendë të Festivalit në vitin 2006, e ka të ndaluar të bëjë filma apo të udhëtojë jashtë vendit për 20 vjet.

"Dënimi i tij dhunon të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të drejtën e artit," u deklarua në festival. Pesë filma të tij, përfshirë Offside, do të shfaqen gjatë veprimtarisë.

Të premten do të jetë "Margin Call," filmi debut i J.C. Chandor, që sjell dramën e krizës financiare të vitit 2008 në ekranin e madh, me emrat e mëdhenj të Kevin Spacey dhe Demi Moore që luajnë në trillerin me temën e Wall Street . Në ditët e para të festivalit janë edhe dy filma të tjerë nga përvoja e jetës nën diktatura.

Sivjet festivali synon të nxjerrë në pah edhe filmat 3D, me premierat e filmit të Wim Wender për koreografin Pina Bausch dhe të Werner Herzog, "Cave of Forgotten Dreams" lidhur me pikturat prehistorike në Francë. Në garë është filmi i regjisorit francez Michel Ocelot, "Tales of the Night," një film 3D që përdorë siluete animative të paraqitur në Berlin nga regjisori Lotte Reiniger gati një shekull më parë.

Aktori britanik Ralph Fiennes është gjithashtu në garë me debutin regjisorial "Coriolanus". Fiennes, kandiduar për Oskarë për rolet në "The English Patient" dhe "Schindler's List," luan rolin kryesor në përshatjen e Shakespeare.

Krahas premierave dhe pritjeve nga industria artistike, Berlini përbën një treg të madh filmash, kur blerësit dhe shitësit në kuadrin e festivalit janë në kërkim të marrëveshjeve për shpërndarje dhe prodhim filmash./Elida Buçpapaj (http://www.reuters.com)

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PIKTORJA SHQIPTARE RUDINA PRODA SIPAS KRITIKËS RUMUNENga IOLANDA MALAMEN (02.09.2011)
LE LECTURE SHITET PËR 40 MILIONË DOLLARË (02.09.2011)
BERLINALJA FLET EDHE SHQIP (02.08.2011)
SHAMIA E ZEZËTregim nga ALBANA MELYSHI LIFSHIN (02.06.2011)
"FEMME FATALE" TITULLOHET ALBUMI I RI I BRITNEY SPEARS (02.04.2011)
MARIO VARGAS LLOSA: NUK KISHTE ASGJË MË TË VËSHTIRË SE TË SHKRUAJE HISTORIRA (02.03.2011)
SYRI PËR NJË LOT TË MADH SA KOSOVANga MIHAI ANTONESCU (02.02.2011)
FITUESIT E SUNDANCE (01.31.2011)
PO ERDHE NË "ELDORADO", I DASHUN MIK, MERR ME VETE PAK UJË TË KRITË VALBONEPoezi nga XHENC BEZHI (01.30.2011)
INTERVISTË ME PIANISTEN E TALENTUAR DHURATA LAZO BEJLERIDHURATA LAZO BEJLERI: SHKOLLA SHQIPTARE KA PËRGATITUR ATA QË SOT LUAJNË NË ORKESTRAT DHE SKENAT MË PRESTIGJIOZE TË EUROPËS (01.22.2011)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 

 
VOAL
[Shko lart�]