VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

DON NIKOLLË KAÇORRIT

Rapsodi nga XHENC BEZHI


E Shtunë, 02.12.2011, 11:13am (GMT1)

DON NIKOLLË KAÇORRIT

(rapsodi)

Po s'e shkrove sot një kangë,

penda ime, mos shkrofsh kurrë.

Po them kangë, për t' mos thanë gjamë,

don Nikollës, burrit mbi burrë,

E me u këndue n´tel t´çiftelisë

An' e kand ku ka shqiptarë,

Namë të madh i la Shqipnisë,

Nuk harrohet ky pishtar.

Ka dhanë provë ku lypi puna

ku ma shumë iu desht Shqipnisë,

në daç n' hartim të alfabetit,

në daç në shpallje t' Pavarësisë.

Jo po mbreti e diktatori

Historinë ndryshuen, qe besa,

Kand e vranë, kand e larguen,

E pat mb'lue do kohë harresa.

Dom Prend Kola, i forti burrë,

larg në Vjenë të Austirsë,

detyrë t' madhe i kish vu vetit

me ia kthy nderën Shqipnisë

Tre vjet rresht pa e humb' shpresën,

në një gur, në një pllakë vorrit,

hoqi pluhnin e harresës

e gjet emnin e Imzot Kaçorrit.

Prej shumë djemve, nanë Shqipni,

që s`ua din vorrin ku e kanë,

një prej tyne t' ktheva sot,

ta mbajsh n' gji për jetë e mot.

Xhenc Bezhi

Shkurt 2011

XHENC BEZHI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.